Gjenerata E RE e antibiotikëve, e cila shpejt mund të shfaqet, do të bëjë që bakteret vetveten ta shkatërrojnë, thonë shkencëtarët amerikanë të Universitetit të Washingtonit.
Ata hollësisht kanë hulumtuar mekanizmin mbrojtës të beta streptokokut hematologjik serologjik të grupit A, si edhe streptokokut të piogenesit, që është shkaktar i inflamacionit të fytit, skarlatinës dhe infeksioneve të lëkurës, transmeton Telegrafi.
Si edhe bakteret e tjera, edhe këto përdorin toksina të veçanta, me të cilat sulmojnë apo shkatërrojnë qelizat. Për t’u penguar kjo, shkencëtarët po krijojnë kundërhelmin në formë të proteinave, i cili lidhet me toksinat.
Duke hulumtuar bakteret, shkencëtarët me udhëheqësin e ekipit dr. Krejg Smith, kanë zbuluar dy forma të kundërhelmeve, aktive dhe pasive. – Besojmë që forma pasive e kundërhelmit është posaçërisht e suksesshme, ndërkaq zbulimi ynë është shumë i rëndësishëm, sepse gjeneratat e avancuara të antibiotikëve do t’i detyrojnë bakteret që vetë të shkatërrohen.
Është e njohur që bakteret janë gjithnjë e më rezistuese ndaj antibiotikëve aktualë, andaj patjetër duhet që sa më parë të gjejnë mënyrën që t’i dalim përpara.
Duke pasur parasysh që definitivisht kemi konstatuar që funksionojnë në parimin e helmit dhe kundërhelmit, tani e dimë se në ç’drejtim t’i zhvillojmë barnat e reja të cilat do të shkatërrojnë bakteret me armën e tyre – thotë dr. Smith. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi