LAJMI I FUNDIT:

Baki Abdullahu reagon për aksionin e Policisë: Pa kurrfarë baze mu përfol emri

Baki Abdullahu reagon për aksionin e Policisë: Pa kurrfarë baze mu përfol emri

Baki Abdullahu, pronar i kompanisë Baki Automobile ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, ku përflitet emri i tij dhe firmës në mesin e të dyshuarve për tjetërsim pronash dhe shpëlarje parash.

Abdullahu thekson në reagimin e tij se është një qytetar i ndershëm dhe tërë kapitalin e ka ndërtuar në mënyrë ligjore.

Lexoni të plotë reagimin e pronarit të Baki Automobile

“Më lejoni të dërgoj këtë sqarim të shkurtër për ju dhe opinionin e gjerë në Republikën e Kosovës. Jam i shtyrë të bëj këtë reagim me qëllim të sqarimit të situatës që lidhet me aksionin e kryer nga organet e drejtësisë dhe pretendimet përkitazi me të ashtuquajturën aferë të tjetërsimit të pronave dhe shpëlarjes së parave nga pronat e paluajtshme në Prishtinë dhe që për të njëjtën përflitet emri i firmës sime dhe emri im.

Fillimisht, unë jam një qytetar i ndershëm që kapitalin që kam ndërtuar me djersën time, të familjes sime dhe bashkëpunëtorëve që kam në ekip në punë. Unë deklaroj publikisht se nuk kam asgjë të bëj me pretendimet e as që kam të bëj me ndonjë grup të tillë apo çfarëdo grupi që pretendohet të ketë kryer veprime të tilla. Unë jam pronar i disa parcelave të cilat siç duket nga ajo që kam kuptuar nga shkrimet në media dyshohen se kanë qenë prona publike apo shtetërore dhe të njëjtat janë bartur në subjekte tjera private dhe pastaj janë shitur të subjektet tjera apo ngjashëm.

Ju siguroj se unë jam pronar me mirëbesim, dhe për këto defekte të pretenduara dhe pretendime po i dëgjoj tani tash dy ditë për herë të parë në jetë!

Unë disponoj me kontratat e nënshkruara nga palët dhe të legalizuara atë kohë në gjykatën kompetente. Nëse prokuroria apo çdo organ tjetër ka dyshime në lidhje me bartjen e këtyre parcelave për të cilat unë kam bërë pagesë përmes llogarisë bankare shuma e të cilës përputhet me vlerën e theksuar në kontratë dhe që atë botë vlera ka qenë e konsiderueshme, atëherë unë konsideroj se jam palë e dëmtuar në këtë proces i cili emrin tim dhe të firmës sime pa kurrfarë baze e nxori në publik si anëtar i një grupi që kanë shpërlarë para nga shitblerjet e pronave në fjalë.

Dëmin tashmë të shkaktuar do të kërkoj ta realizoj përmes procedurave gjyqësore. Unë do të jem i hapur në çdo moment për organet e drejtësisë për t’i ofruar çdo provë që disponoj dhe që dëmi material dhe jo-material nga veprimet dhe shpifjet të ndalen së paku ndaj një blerësi me mirëbesim dhe të ndërgjegjshëm”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori