Bajrami viziton ATK-në, njoftohet se trendi i të hyrave nga tatimet po kthehet në normalitet pas pandemisë
Ministrja e Financave Hykmete Bajrami sot ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, me ç’rast është pritur në takim nga menaxhenti i ATK-së ku u njoftua për trendin e të hyrave, të cilat në muajin maj kanë pasur një rikthim të normalitetit tatimor-pas periudhës kritike të pandemisë.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, gjatë këtij takimi ka njoftuar Bajramin me planet e ATK-së për vitin 2020, me theks të veçantë trendin e të hyrave, të cilat në muajin maj kanë pasur një rikthim të normalitetit tatimor-pas periudhës kritike të pandemisë, e cila siç e potencoj Murtezaj, ka pasur ndikim në zhvillimin e aktiviteteve të rregullta të ATK-së, ku si rezultat ka pasur inkasim të të hyrave më pak për muajt mars dhe prill.
Po ashtu, drejtori i ATK-së njoftoi Bajramin edhe me trajtimin e borxheve tatimore, për të cilat ATK ka marrë vlerësime pozitive edhe nga institucionet ndërkombëtare, duke shtuar se situata e krijuar nga pandemia edhe tek pjesa e borxheve ka dhënë efektin e saj negativ. Përveç rezultateve të arritura, Murtezaj përmendi edhe sfidat me të cilat ballafaqohet vazhdimisht administrata tatimore.
Murtezaj tha se ATK nga data 12 mars 2020, pas vendimit të Ministrisë së Financave dhe Transfereve ka ndihmuar Qeverinë e Republikës së Kosovës me masat për parandalim të COVID 19, duke pranuar denoncime nga qytetarët dhe kryerje të inspektimeve të bizneset, të cilat kanë keqpërdoruar situatën e krijuar nga coronavirusi për të rritur çmimet e artikujve bazikë ushqimorë dhe shëndetësor. Andaj, në mënyrë që të zbatohet në përpikëri ky vendim, ATK ka ulur në minimum aktivitetet e rregullta sipas Planit të Punës për vitin 2020.
Bajrami kërkoi që të vazhdohet më përkushtim arritja e objektivave të ATK-së, në të njëjtën kohë theksoj se me fillimin e implementimit të Pakos së Rimëkëmbjes së Ekonomisë- konkretisht masat që janë paraparë në periudhën afatshkurtër do të koncentrohen që sa më parë që është e mundur të kompensohet kjo rënie ekonomike dhe të kthehet ekonomia në gjendje normale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi