LAJMI I FUNDIT:

Bajrami thotë se muri duhet të rrënohet më së largu më 1 shkurt

Bajrami thotë se muri duhet të rrënohet më së largu më 1 shkurt

Shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami ka deklaruar se sipas rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës muri duhet të rrënohet më së largu më 1 shkurt dhe jo siç po thonë më 17 shkurt.

Ajo në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se treni nuk është provokim i pari nga Serbia, pasi ndodhi muri dhe arrestimi i Haradinajt.


“Murin që e miratoi ky kuvend është që të rrënohet deri më 1 shkurt dhe jo siç po flitet më 17 shkurt. Ndaluni se na keni lodh me atë se kush e ndali trenin, pasi ka qenë një obligim kushtetues dhe nuk do të duhej të ishte personale”, tha ajo.

Ajo ka kritikuar edhe procesin e dialogut me Serbinë, ku tha se Qeveria e Kosovës nuk ka qenë transparente në këtë dialog.