Të gjitha universitetet publike në Kosovë sivjet mund të regjistrojnë vetëm rreth 15 mijë studentë të rinj. Këtë e konfirmoi ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i cili në një intervistë ëpr KosovaPress tha se tash e dy vjet ka filluar ta ulë këtë numër duke e pas përkrahjen edhe të vetë rektorëve.
Ministri Bajrami tha se Ministria e Arsimit i ka filluar disa politika edhe për orientimin e të rinjve në drejtime të caktuara.
“Të gjitha universitetet janë në proces të debatit për numrin e studentëve dhe këto debate do të përfundojnë dhe propozimet do të vijnë tek ministria.
Ministria po i zhvillon disa politika strategjike për orientimin e këtyre studentëve drejt drejtimeve për të cilat ka nevojë. Vetëm në vitin e kaluar ministria e ka ulur për 30 përqind numrin e studentëve në drejtimet shoqërore siç është Fakulteti Ekonomik, Fakulteti Juridik, Fakulteti fFlozofik, Filologjik, por e kemi ngrirë numrin e studentëve në disa fakultete për të cilat ka nevojë. Ky trend do të vazhdojë edhe sivjet dhe i kam lutur të gjithë rektorët që përsëri të ulin numrin e studentëve në këto drejtime shoqërore dhe të rrisin dhe të bëjnë një shpërndarje proporcionale të studentëve në shtatë universitetet publike. Pra përsëri do të ketë më shumë se 15 mijë vende për të gjitha universitetet publike. Ka vende mjaft edhe në kolegjet private, është me rëndësi që edhe fushata e këtyre universiteteve dhe kolegjeve të jetë dinjitoze dhe t’iu lejohet maturantëve që ata të përzgjedhin universitetin a po kolegjin që e dëshirojnë”, tha ministri Bajrami.
Ministri Bajrami e quan të arritur të madhe se për kohën sa është në krye të Ministrisë së Arsimit nuk ka regjistrime në fakultet në bazë të njoftësisë dhe ndërhyrjeve nga politika.
Bajrami tha se ky standard deri më tani ka munguar në Universitetet publike të Kosovës.
“Ne nga viti i kaluar e kemi promovuar standardin e pranimit me merita, do të thotë një standard i munguar dhe tani të gjithë e kanë kuptuar që në cilindo universitet nuk mund të pranohen shkelës të meritave dhe ky është një standard i ndërtuar vitin e kaluar. Unë besoj që do të funksionoj dhe ky është një mesazh shumë i fuqishëm i vendosjes së rendit sepse sot nuk mund të ndihmon askush që të regjistrohesh, qoftë niveli politik apo nivelet tjera që dikush të ketë ndikime apo presione për pranim në universitet. Kjo është një e arritur e shkëlqyer para se gjithash e universiteteve e dekanëve, e fakulteteve, e rektorëve dhe Ministria është shumë e lumtur që tani më nuk kemi presione sepse ju e dini se para dy viteve, me të marrë të detyrës sime kemi pas protesta të grupeve të ndryshme për pranime në fakultete të ndryshme, në Fakultetin e Mjekësisë dhe ato pamje tani i takojnë historisë sepse kemi një vetëdijesim të përgjithshëm që vetëm meritat janë çelës i pranimit në universitet”, tha ministri Bajrami.
Konkurset për regjistrim të studentëve të rinj nëpër universitetet publike pritet të shpallen deri në fund të muajit qershor apo fillimin e korrikut pasi që më 30 qershor pritet të publikohen rezultatet e testit të Maturës Shtetërore, ku nxënësit pastaj kanë mundësi të aplikojnë në institucionet e arsimit të lartë në vend. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos