LAJMI I FUNDIT:

Bajrami: Doracaku për edukimin seksual të nxënësve s’është miratuar në mandatin tim si ministre e Arsimit

Bajrami: Doracaku për edukimin seksual të nxënësve s’është miratuar në mandatin tim si ministre e Arsimit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë kohës kur ajo ka qenë ministre e Arsimit në kohën e Pandemisë Covid-19.

Bajrami ka deklaruar se këto materiale, të cilat janë kritikuar për përfshirjen e temave delikate, përbëjnë një formë të ndërtimit psikologjik dhe emocional të fëmijëve, që ajo e konsideron si një kopjim të metodave eksperimentale.

Bajrami ka theksuar se, kur ajo ishte ministre, ishte e angazhuar për të zhvilluar një iniciativë për edukatën seksuale, por që dokumentet përkatëse nuk ishin miratuar në kabinetin e saj.


Sipas saj, dokumenti i publikuar nuk lidhet me mandatin e saj.

“Ato çfarë ne i kemi parë dje të publikuar tekstet madje kemi hyrë i kemi parë edhe vetë doracakët, unë personalisht jam kundër ndërtimit psikologjik edhe emocional të fëmijëve në moshën që shkruan në doracak. Mendoj që është kopjim i metodave eksperimentale, Këto kurrikula nuk janë miratuar sa kam qenë ministre e Arsimit, kjo nuk është e vërtetë. Në kohën kur kam qenë ministre është marrë iniciativa për t’u bërë… Ky dokument nuk është miratuar të paktën prej kabinetit tim.  Nuk lidhet me mandatin tim”, ka deklaruar Bajrami, në Debat Plus të RTV Dukagjni. /Dukagjni/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori