Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se beson shumë se vendimi i Qeverisë së Kosovës në një formë apo në një tjetër, do të zbatohet. Krahas kësaj, presioni më i madh në vend po bëhet nga brenda vendit dhe sipas tij, duhet të hapen konkurse dhe të pranohen qytetarë të komunitetit serbë që do t’i shërbenin me devotshmëri Kosovës.
Bajqinovci nuk mendon se do të ishte mirë që disa nga policët serbë të ktheheshin në detyrë duke besuar se të njëjtit, ishin futur në polici duke pasur dosje kriminale.
Ai ka thënë se krahas kësaj, do duhej të hapeshin konkurse të reja.
“Unë e di se Marrëveshja e Brukselit ka futur njerëz me dosje kriminale që kanë qenë pjesëtarë të MUP-it, të grupeve kriminale si ‘Rojet e urës’ dhe sot kanë uniformën, e zhveshin sa herë kanë qef. Unë mendoj se nuk do të ishte mirë që ata të kthehen por duhet të hapen konkurse dhe të pranohen qytetarë të komunitetit serbë që do t’i shërbenin me devotshmëri Kosovës”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se në një formë apo në një tjetër, vendimet e Kosovës do të zbatohen dhe Kosova do të dal fitimtare në raport me Serbinë.
Bajqinovci ka thënë se ndonëse nuk ka ide se çfarë i është propozuar Kosovës, fitoren e kësaj të fundit nuk e ka në dyshim.
“Kosova prapë do të jetë fituese. Do të ketë takime në të ardhmen dhe besoj shumë se ky vendim i Qeverisë në një formë apo në një tjetër, ky vendim i Kosovës do të zbatohet”, ka deklaruar ai.
Krahas kësaj, ai ka thënë se presioni më i madh lidhur me situatën në Veri të Mitrovicës po vjen nga brenda vetit. Sipas tij, nuk ka debat ku analistët nuk kursejnë komentet për shkallëzim të situatës.
“Më shumë ka presion nga brenda sesa nga ndërkombëtarët. Nuk ka medium ku nuk ulen analistët dhe thonë se pritet luftë… nuk është bash ashtu. Presioni më i madh po bëhet nga brenda”, ka deklaruar ai.
Krahas kësaj, ai ka thënë se shpreson që të realizohet një marrëveshje e cila do të evitonte përshkallëzimin e situatës nga serbët. Tek kjo e fundit ai ka përmendur rastet e veturave të djegura nga serbë të drejtuar nga Beogradi i Serbisë.
Sipas tij, situatë nuk po shtrohet në realitetin e saj gjersa është Serbia ajo e cila po e “kamuflon” situatën dhe se kjo e fundit po përdorë “tensionet” për të iu shmangur marrjes së vendimit. Por sipas Bajqinovcit, Kosova po zbato vetëm vendimet e marrëveshjes së Brukselit.
Lidhur me njoftimin e diskutimeve dhe rasteve të tjera për të cilat Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u kritikua nga opozita se nuk ishte transparent, Bajqinovci ka thënë se Kurti do të njoftoj Kuvendin e Kosovës në momentin e pare të diskutimeve në Bruksel, ato të cilat po i mohon Serbia./RTV Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski paralajmëron një ivnestim të ri: Centrale të gazit për zgjidhjen e problemit të ndotjes, mbi 1 miliard euro investime në energjetikë

Paraburgim për një person në Shkup, dyshohet për vjedhje

Fjolla Telai në “Rose”, gazetarja ambicioze vjen me një rrëfim unik

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

FSK-ja mban ushtrime në Mitrovicë, apelohet tek banorët për reduktim të lëvizjeve

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania