Bajamet mund të ndihmojë në largimin e djegieve nga dielli dhe dëmtimin e lëkurës
Të gjithë e dimë se është e rëndësishme të vendosim krem mbrojtës nga dielli, por ekziston një mënyrë tjetër e shijshme për të shmangur djegiet nga dielli dhe dëmtimin e lëkurës: Ngrënia e bajameve!
Një studim i fundit nga UCLA vëzhgoi një grup grash me lloje të ndryshme të lëkurës duke filluar nga “djegiet lehtësisht dhe rrallë nxihet” deri në “nxirje e lehtë dhe djegie e pakët”.
Pjesëmarrësit nga secili lloj i lëkurës u vendosën në dy grupe: Një që hante rreth 28 gram bajame çdo ditë për 12 javë dhe një tjetër që hante të njëjtën sasi gjevrekësh.
Në fund të studimit, studiuesit vunë re se duheshin periudha më të gjata të ekspozimit në UVB që çdo shenjë treguese e djegies nga dielli të shfaqej te gratë që hanin bajame. Ata që hëngrën gjevrek nuk treguan asnjë ndryshim të tillë.
Në thelb, pavarësisht nëse digjen lehtë ose jo, gratë që hanin bajame rregullisht u bënë më pak të prekshme nga rrezet UV.
Autorët e studimit vërejnë se duhet bërë më shumë hulumtime, por ata dyshojnë se nivele të larta të disa lëndëve ushqyese që gjenden te bajamet mbrojnë lëkurën tonë nga brenda dhe jashtë.
Kjo përfshin shumë vitaminë E, kuercetinë, yndyra mono dhe poli-të pangopura dhe përbërje fenolike që kombinohen për të krijuar veti antioksiduese dhe anti-inflamatore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi