LAJMI I FUNDIT:

Baily: SHBA do të mbështes edhe më tej Maqedoninë në procesin reformues

Baily: SHBA do të mbështes edhe më tej Maqedoninë në procesin reformues

Ambasadori amerikan në Shkup, Jess Baily, ka uruar Maqedoninë për marrjen e rekomandimit pa kusht për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Panairin për Arsim të Universiteteve të SHBA-së, Baily tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të përkrahin Maqedoninë në procesin e realizimit të reformave, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Ju uroj për marrjen e rekomandimit të pastër për fillimin e bisedimeve. Së bashku me Bashkimin Evropian vazhdojmë të bashkëpunojmë bashkërisht në zbatimin e reformave, posaçërisht në sferën e drejtësisë, mediat dhe administratën publike. Pra po punojmë bashkërisht për të ardhmen evropiane të Maqedonisë”, deklaroi Baily.

Ai kujtoi edhe deklaratën e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini në Kuvend, se kjo do të jetë një rrugë e gjatë dhe e vështirë dhe për këtë shkak është e nevojshme që të gjitha palët të jenë të bashkuar dhe të fokusuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë

Kronika e Zezë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim

Drejtësi
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori