LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri nesër ia dorëzon Thaçit peticionin për bashkimin e Mitrovicës

Bahtiri nesër ia dorëzon Thaçit peticionin për bashkimin e Mitrovicës
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ditë më parë mori iniciativën që të mbledh nënshkrimet e qytetarëve për bashkimin e Mitrovicës.

Peticionin me nënshkrime, ditë më parë Bahtiri e dërgoi te kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.


Kurse, Bahtiri ka njoftuar se nesër do të dorëzojë peticionin me nënshkrime te presidenti i Kosovës, Hashim Thaci.

“Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të enjten me datën 21.02.2019, në ora 10:00 do të dorëzojëpeticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve tek Presidenti i Republikës së Kosovës, me ç’rast do të kërkoj mbështetjen e tij që të miratohet kjo nismë e ndërmarrë nga vetë qytetarët e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës.

Në media u raportua se ideja e kryetarit të Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri që të bashkohet Mitrovica, nuk ka gjetur përkrahje në Ministrinë e Administratës dhe Pushtetit Lokal.

Përmes një vendimi, kjo ministri ka refuzuar kërkesën e qytetarëve të Komunës së Mitrovicës jugore për bashkim me atë veriore.

Bahtiri dorëzoi në Kuvend peticionin për bashkimin e Mitrovicës
Lexo po ashtu Bahtiri dorëzoi në Kuvend peticionin për bashkimin e Mitrovicës

Iniciativa e Bahtirit, është përcjellë edhe me një peticion të nënshkruar nga rreth 17 mijë qytetarë të Mitrovicës Jugore, për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për Kufijtë Administrativë të Komunave.

MAPL përmes këtij vendimi, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të refuzojë nismën legjislative meqë nuk i përmban kushtet dhe kriteret e përcaktuara me Ligjin për Nisma Legjislative.

Inicimi i peticionit të qytetarëve të komunës së Mitrovicës së Jugut, nga ana e kryetarit Agim Bahtiri pasoi dorëheqjen e katër kryetarëve serbë të komunave veriore të Kosovës.

Peticioni me nënshkrimet e qytetarëve për bashkimin e qytetit të Mitrovicës, më 16 janar i ishte dorëzuar Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori