LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Jam me LDK-në e Ibrahim Rugovës

Bahtiri: Jam me LDK-në e Ibrahim Rugovës

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka folur rreth prishjes së koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se është çdoherë me LDK-në e presidentit historik Ibrahim Rugovës, por jo atë të grupeve.

“Po ju them të vërtetën. Kam qenë ithtar i fuqishëm që ky koalicion [VV-LDK] të bëhet sepse e kam parë si të vetmen zgjidhje për t’i çuar proceset përpara”.

“Bahtiri çdoherë do të jetë me LDK-në e Rugovës, por jo të grupeve. Sipas mendimit tim, e kanë bërë një pabesi në aspektin e çështjes së koalicionit”, tha ai në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

I pyetur se a do t’i bashkohet LDK-së, Bahtiri ka thënë se këtë kërkesë e ka pasur prej kohësh.

“Këtë kërkesë e kam pasur qysh prej fillimit nga Isa Mustafa dhe nga shumë miq që kam në LDK. Por unë jam përcaktuar për një parti – jam këtu ku jam. Me frymën e Rugovës do të jem çdoherë. Në këtë situatë kur vendi po përballet me një pandemi, nuk është dashur të rrëzohet Qeveria. Po të kishte qenë Rugova, kjo kurrë nuk do të kishte ndodhur”.

“Unë jam kundër grupeve të interesit të caktuar në LDK. Po të ishte Rugova gjallë kurrë nuk do ta kishte lejuar prishjen e Qeverisë në një situatë të tillë. Kur Qeveria po e menaxhonte mirë këtë situatë, ata ia hoqën fuqinë e vendimmarrjes dhe kjo nuk shkon në favor të askujt”.

Ndryshe një  deklaratë e Bahtirit sot se në rast se formohet një qeveri e re pa shkuarje në zgjedhje do të ketë vëllavrasje, ka shkaktuar reagime të  shumta.

Bahtiri i ka bërë apel presidentit Hashim Thaçi që të ketë kujdes dhe t’i shpallë zgjedhjet.

Lidhur me këtë deklaratë, me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, është intervistuar sot Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut Agim Bahtiri, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndëfkohë Bahiri ka deklaruar se nuk ka bërë thirrje për vëllavrasje dhe se deklarata e tij për formimin e Qeverisë së re është nxjerrë nga konteksti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori