LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri: Haradinaj dhe Kurti u rrëzuan nga posti i kryeministrit për t’u realizuar plani për ndarje të Kosovës

Bahtiri: Haradinaj dhe Kurti u rrëzuan nga posti i kryeministrit për t’u realizuar plani për ndarje të Kosovës

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka thënë se i është mirënjohës Ramush Haradinajt që e ka penguar planin për ndarjen e Kosovës.

Bahtiri në RTV Dukagjini ka thënë se Haradinaj është rrëzuar nga posti i kryeministrit pikërisht për shkak të pengimit të ndarjes.

“E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Albin Kurtin. U rrëzua nga qeveria për t’u realizuar plani i ndarjes së Kosovës”, deklaroi Bahtiri, përcjell Telegrafi.


Zyrtari i LVV-së thotë se Kurti nuk shkon i papërgatitur në dialogun e Brukselit siç ka ndodhur me të tjerët.

“Të tjerët merrnin një letër dhe vizatonin tetëshe gjatë takimeve në Bruksel. Me Kurtin nuk mund të ndodh kështu”.

Bahtiri thotë se “non paper” kanë dalë nga qarqet serbe për të parë reagimin e shqiptarëve.

Bahtiri thotë se LVV ka plan për veriun e Kosovës, refuzon skenarët e përmendur në “non paper”
Lexo po ashtu Bahtiri thotë se LVV ka plan për veriun e Kosovës, refuzon skenarët e përmendur në “non paper”

I pari i Mitrovicës thotë se nëse projektet e Serbisë prekin edhe territorin e kësaj komune ai do të jepte dorëheqje.

“Nuk guxon në territorin e komunës që unë menaxhoj të bëhet ndonjë ndërtim i Serbisë”, deklaroi Bahtiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori