LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri e bën fajtor Thaçin e jo Pacollin, për dështimin në INTERPOL

Bahtiri e bën fajtor Thaçin e jo Pacollin, për dështimin në INTERPOL

Nënkryetari i AKRsë dhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri nuk fajëson shefin e partisë së tij, Behgjet Pacollin, i cili në rolin e Ministrit të Punëve të Jashtme nuk arriti ta bëjë Kosovën pjesë të INTERPOLI-it. 

Për këtë dështim Bahtirie bën fajtor Hashim Thaçin si president i Kosovës.


“Ky nuk është dështim i Behgjet Pacollit”, thotë Bahtiri në T7 duke përmendur luftën e Serbisë kundër Kosovës.

“Lobimi i Serbisë ka qenë në pjesën më të lartë të mundshme. Është një luftë e paparë e Serbisë ndaj Kosovës”, shtoi ai.

Ndryshe, pas dështimit të sotëm të Kosovës për anëtarësim në INTERPOL, janë bërë shumë deklarata nga spektri politik i Kosovës, të cilët përgjegjës kryesor e bëjnë shefin e diplomacisë ksovare, Behgjet Pacollin, duke kërkuar edhe dorëheqjen e tij.