LAJMI I FUNDIT:

Bahri Hyseni dhe Lars Gunnar Wigemark flasin për sundimin e ligjit në Kosovë

Bahri Hyseni dhe Lars Gunnar Wigemark flasin për sundimin e ligjit në Kosovë

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, ka takuar sot shefin e ri të EULEX-it, Lars – Gunnar Wigemark, ndërsa kanë diskutuar për proceset e përbashkëta mes Këshillit Prokurorial dhe EULEX-it për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Në njoftimin për media thuhet se shprehja e gatishmërisë së lartë për bashkëpunim në proceset e përbashkëta mes Këshillit Prokurorial dhe EULEX-it për fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë dhe për çështjet që ndërlidhen me rëndësinë e monitorimit, këshillimit dhe mënyrës së trajtimit të sfidave dhe përpjekjeve që janë aktuale për sistemin prokurorial, ishin në fokus të diskutimeve ndërmjet Hysenit dhe Lars-Gunnar Wigermark.


Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Hyseni, ka njoftuar shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Wigemark, për zhvillimet e fundit që ndërlidhen me zbatimin e prioriteteve strategjike dhe rritjes së efektivitetit, transparencës dhe llogaridhënies së sistemit prokurorial.

“Shefi i ri i EULEX-it ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të stafit që drejton për ofrimin e mbështetjes për institucionet e sistemit prokurorial, përmes rolit të monitorimit dhe këshillimit në rrugëtimin e tyre drejt fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë në pajtim të plotë me praktikat më të mira të BE-së”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori