LAJMI I FUNDIT:

Badivuku e përfshin edhe shefin e vet, Shyqri Syla, në gjykimin për marrje ryshfeti

Badivuku e përfshin edhe shefin e vet, Shyqri Syla, në gjykimin për marrje ryshfeti

Ish-prokurorja Vahide Badivuku, e cila po gjykohet për marrje të 32 mijë eurove ryshfet për një rast hetimor në vitin 2015, e ka lakuar emrin e kryeprokurorit në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, Shyqri Syla, teksa po merrej në pyetje të hënën në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Sipas saj, te ky rast ka “gisht” edhe Syla, duke thënë se i ka bërë presion për ndarjen e kësaj lënde. Madje, ajo ka thënë se ka bërë kallëzim penal kundër tij, shkruan sot Koha Ditore.

Në bazë të aktakuzës, e cila është ngritur vitin e kaluar, Badivuku është ngarkuar me dy vepra penale: keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti. Të akuzuar të tjerë janë edhe Idriz Kelmendi, pronar i hotelit “Palace” në Mitrovicë, si dhe Isak Smakolli.


Këta të dy akuzohen se në bashkëpunim, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, kanë ndikuar në vendimmarrjen e personit zyrtar, përkatësisht në detyrën e ish-prokurores.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori