Thyerja të rregullave të izolimit e ka kthyer atë në ndër personazhet më të përfolur javëve të fundit.
Por ashtu siç do të ndodhte me shumicën e njerëzve që thyejnë rregullat, këngëtarja ka marrë vërejtje edhe nga nëna e saj Vera dhe babai Besniku, shkruan The Sun.
Rita, e cila plot dy herë i shpërfilli rregullat antiCovid, është vendosur siç duhet në vendin e saj pasi u kritikua publikisht për veprimet e saj.
Ajo u fotografua dje ku dukej e zymtë, ndërsa ishte jashtë me Besnikun pasi dyshja kaluan ca kohë duke folur për veprimet e saj.
Një mik tha: “Rita e di që i ka lënë fansat e saj masivisht të zhgënjyer dhe ndjen një peshë të madhe përgjegjësie mbi supet e saj”.
“Prindërit e saj kanë qenë të fundit që kanë ndërhyrë dhe kanë folur me të”, ka thënë më tej burimi.
“Nëna e saj Vera e vizitoi atë të dielën për t’i dhënë asaj një mësim të mirë. Dhe pastaj babai i Ritës, Besniku e nxori për një shëtitje të gjatë për të diskutuar se çfarë kishte ndodhur”, tregoi më tej burimi.
“Rita e di që ka bërë gabime dhe i është thyer nga zemra që u ka shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe zhgënjim fansave të saj – le më familjen e saj”, tregon burimi.
“Ajo është tepër e afërt me Verën dhe Besnikun dhe ka marrë këshillat e tyre”, shtoi ai.
“Rita është një emër i madh në biznesin e muzikës, por ajo është gjithashtu një grua e re që bën gabime. Ajo ka mësuar nga kjo”.
Këngëtarja që atëherë është rikthyer në muzikën e saj dhe ka qenë në studio duke punuar në këngë të reja.
Albumi i saj i dytë, ‘Phoenix’, doli në shitje në nëntor të vitit 2018.
“Ajo është e vendosur t’i bëjë fansat e saj përsëri krenarë”, tregoi tutje ky burim për The Sun.
Rita ofroi të paguante një gjobë prej 10,000 funtesh pasi policia ndërpreu festën e planifikuar të ditëlindjes në një restorant në Londrën Perëndimore.
Më vonë doli në dritë se ndërsa ajo thyente rregullat e izolimit me miqtë e saj, Rita duhej të ishte vet-izoluese pasi ajo kishte fluturuar për në Londër nga një koncert në një hotel në Egjipt vetëm disa ditë para festës së saj.
Rita ka kërkuar falje pa rezerva për të dy incidentet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti i këndon Eglit: Si për nëntë ditë më ke harruar, nuk paska qenë dashuri por fiksim

Gjesti ngacmon Eglin: Ku je more, e ke harruar mbretin

“Bëhu burrë e mbaj qëndrimet e tua”, Gjesti i kthehet Eglit: A s’paskam qenë burrë a

Sara Kolami flet për raportin me Drilon Ramën pas përfundimit të Big Brother

Gjesti thumbon Eglin: Unë e kam mësuar të luaj, nuk mundet tani ajo mua

Xheneta Fetahu publikon fotografi nga pushimet në Dubai

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore