Arb Manaj ka qenë i ftuari i radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.

Ylli i kampionit në elitën e futbollit kosovar, Dritës, ka zbuluar shumë gjëra rreth karrierës së tij, disa prej tyre që nuk janë dëgjuar më parë.


“Po unë më datën 4 prill më ka ecë gjithmonë mirë, kam shënuar gola”, rrëfen me emocion Manaj në “Arena e Yjeve”.

“4 Prilli është një ditë e dhimbjes në komunën e Klinës. 87 qytetarë, shumica prej tyre janë të zhdukur”.

“Në mesin e tyre ka qenë edhe 7 familjarë të mi, duke përfshirë edhe babanë tim...”, vazhdon me vështirësi rrëfimin ylli i Dritës.

Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë  KGM Kosova dhe Golden Eagle Energy Drink/Telegrafi/

telegrafi sport app