LAJMI I FUNDIT:

“Babalja” përlotet: Nuk trembem, por kam frikë për familjen (Video)

“Babalja” përlotet: Nuk trembem, por kam frikë për familjen (Video)

Albert Veliu, i njohur ndryshe si Babalja, flet për lidhjet e tij me politikën dhe politikanë të ndryshëm.

Veliu ishte arrestuar javën që shkoi në qendrën e azilit në Prishtinë, me akuzën e kallëzimit të rremë, kryer në bashkëpunim dhe “Kalimi i Paligjshëm i Kufirit”.


Ai akuzohet se bashkë me kunatin e tij, Fredi Alizoti inskenuan përgjimin Babalja 1, ku pretendohej se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, bënte pazare droge me Albert Veliun.

Ai, në një intervistë për Top Channel, mohon të ketë pasur njohje të mëparshme me eksponentë të Partisë Demokratike, ndërsa thekson se është pjesë e PDIU-së, pasi është çam me origjinë.

Gjithashtu Babalja tregoi se nuk ka frikë as nga vdekja, ndërsa pranoi se shqetësimi i vetëm është rreziku që i kanoset familjarëve të tij.

Zoti Veliu, a iu kanë premtuar para nga Partia Demokratike?

Albert Veliu: As nuk kam fare lidhje me Partine Demokratike, as me Partinë Socialiste. Kam lidhje me partinë Çame. Unë jam Çam.

A ju ka premtuar para PD për përgjimin?

Albert Veliu: As nuk kam fare lidhje me këto lloj gjërash dhe as nuk i njoh.

 A jeni takuar me eksponentë apo deputetë të Partisë Demokratike?

Albert Veliu: Unë jam takuar atë natë që kam dhënë intervistë me sekretarin e tij andej matanë.

Më përpara, jeni takuar me eksponentë të PD, ndërkohë që përgatiteshit për përgjimin?

Albert Veliu: Vetëm një herë kanë ardhur aty tek kafeneja 2,3 veta. Unë nuk e di se çfarë kanë qenë, se nuk i njoh as me emra se nuk merrem me politikë.

Tek cila kafene?

Albert Veliu: Te kafaneja e PD. Se aty u bazova që çova materialin.

Si je njohur me Salianjin, në çfarë rrethanash je njohur me deputetin?

Albert Veliu: Unë me Salianjin nuk kam fare lidhje. Këto janë të gjitha gënjeshtra. Unë vetëm sa i kam dorëzuar diçka Olldashit. Olldashi atë natë më ka prezantuar me Salianjin që dhashë intervistën, kaq kam unë, nuk kam gjë me Salianjin.

Pra, ta ka prezantuar Olldashi me Salianjin. Ti e ke takuar Salianjin apo jo?

Albert Veliu: Po, atë ditë që mora intervistën. Edhe një herë, ishim ulur për kafe, që iu thashë ishin tre deputetë.

Më pas apo më përpara?

Albert Veliu: Më përpara se të jepja intervistën. Të thashë, në kafene që ishin tre deputetë. Të mos i ngatërrojmë gjërat.

Çfarë bisedash ke bërë me Salianjin.

Albert Veliu: Asnjë lloj gjëjë, të thashë. Kam këtë lloj gjëje që kam bërë dhe dua të jap edhe intervistën për garancinë e jetës time, se nuk i dihet. Doli ajo në audiopërgjim, jepej ajo në televizion. Ajo qe një tablo që më pengonte mua jetën, si më ndodhi në Kukës.

Pra, e ke takuar një herë në kafe, pastaj në PD? Pastaj të kujtohej kjo gjë?

Albert Veliu: Që dhashë intervistën, të thashë. Dhashë intervistën dhe ika. Nuk kam lidhje me asnjë te PD, dhe as nuk i njoh. Dhe Salianjin nuk e njoha, çfarë e kam parë në televizion tani.

Salianji thotë e kam takuar vetëm tek holli, nuk kam pirë ndonjëherë kafe me të.

Albert Veliu: Më dha dorën, nuk thashë se kemi pirë kafe. Tek kafeneja e PD, nuk thashë që pimë kafe. Ishin 3 deputetë që më dhanë dorën, deputetët a qytetarë nuk e di çfarë ishin.

A ju ka premtuar Salianji 200 mijë euro për materialin?

Albert Veliu: As që bëhet llaf, të gjitha janë gënjeshtra moj motër. Të gjitha janë gënjeshtra, janë shpifje të gjitha.

A u shtytë nga dëshira për të marrë këto para, apo azil jashtë vendit që bëtë këtë audiopërgjim?

Albert Veliu: Dëgjo motra ime. Unë jam shtyrë nga një gjë që mua zotëria x, më la në burg, nuk më dha një ndihmë, më la fëmijet rrugëve. Unë nuk kam asnjë gjë pune politike, pastaj si e kanë kthyer këta shoë politik është punë e tyre. Po mua më kanë futur mish për top në këtë lloj gjëje.

Ju i keni dhënë një intervistë gazetarit Jetmir Olldashi që u publikua nga Partia Demokratike në datën 17 maj të këtij viti, në orën 3 të mëngjesit. E keni shpjeguar këtë çështje?

Albert Veliu: Po, të gjithë ngjarjen.

Dua t’u pyes edhe për disa detaje që janë ende të paqarta nga ajo intervistë. A ishit ju që donit të përgjonit Agron Xhafajn apo erdhi dikush tjetër tek ju dhe kërkoi që ta bënit regjistrimin?

Albert Veliu: Isha unë.

Pra ka qenë iniciativa…

Albert Veliu: E imja, personale. Për ato që më bëri. Që më la kaq vite në burg.

Kush ishte personi i parë që kontaktuat para se të bënit përgjimin. Kujt i kërkuat ndihmë?

Albert Veliu: Sekretarit të PD.

Po flas për përgjimin, jo intervistën.

Albert Veliu: Po për përgjimin, te PD.

Kujt i kërkuat ndihmë?

Albert Veliu: Zyrtarit të PD, rojës poshtë.

Çfarë ju tha?

Albert Veliu: Kshu kshu janë gjërat. Dua një njeri që të më garantojë jetën time dhe t’u jap e dhe unë provat e mira. Dhe bile nuk janë publikuar të gjitha videot nga SHIK-u, do i marrësh vesh edhe ato.

Do iu pyes edhe për ato. Edhe një herë. Kush ishte personi i parë që kontaktuat përpara se ta bënit përgjimin.

Albert Veliu: Ka qenë një djalë i vogël.

Përpara kur nuk e kishit akoma?

Albert Veliu: Ka qenë një çun i vogël tek PD, nuk ia di emrin.

Po si i the, kam ndërmend të bëj një përgjim?

Albert Veliu: Po vajta tek roja poshtë, i thashë kështu-kështu është muhabeti. Po, tha ai, të flas me dikë. Ka ardhur dikushi, edhe nuk ia di emrin. Është një i SHIK-ut. U organizua ky me një djalë tjetër, me një çun tjetër, bile nga Vlora u tremb ai se njihte atë që bën çoban në fshatrat e Vlorës. Se ti i ke parë historitë.

Pra Olldashin ta ka prezantuar ky djali i Partisë Demokratike duke të thënë që është i…

Albert Veliu: SHIK-ut. Jo, ai më tha që jam i SHIK-ut, nuk më tha ky i Partisë Demokratike, ai më tha që jam i SHIK-ut.

Olldashi është prezantuar vetë. Keni kërkuar ndihmë nga SHIK-u nëpërmjet Olldashit, apo vetëm me Olldashin keni patur kontakt?

Albert Veliu: Unë kam patur kontakt me Olldashin, kam marrë ato punët që kam dalë dhe me Olldashin në makinë, kemi vajtur dhe në fshatra. Dhe ti i di shumë mirë, i ke parë dhe janë shumë gjëra të tjera që nuk i ka shprehur prokuroria që ka videot. Janë fakte ku do bëhej zbarkimi dhe ku do bëheshin të gjitha.

SHISH pretendon se ju keni trokitur në zyrat e tyre në Tiranë duke thënë se keni informacion për trafikun e drogës në Vlorë. Keni vajtur në SHISH pra?

Albert Veliu: Po kam vajtur. Po dhe më morën me makinë, më dhanë edhe aparaturat, dhe u kam treguar të gjitha vendet, zetorin, gomonen ku do bëhej zbarkimi. Atë ditë u mbyt Vlora, ra shi. Atë ditë është përmbytur Vlora, nesër do bëhet rruga. Nëse e ke dëgjuar edhe në audiopërgjim..

Po, po, e kam dëgjuar.

Albert Veliu: Atë ditë u mbyt Vlora që do bëja rrugën dhe kisha futur një çip në çantë. Kam blerë bar të thjeshtë. Se unë kam hequr dorë, kam bërë dënimin dhe nuk merrem më me këtë pune. Thjesht për ta zhveshur se çfarë njerëz janë, thjesht për ta zhveshur si njeri. Për atë që më bëri i ktheva reston.

Tani në SHISH ke vajtur dhe ke takuar, kë në SHISH?

Albert Veliu: Ka ardhur ai i madhi i SHISH që më solli 2 punëtorët e tij dhe kemi fotografuar të gjitha zonat, që i kanë, nuk e di nësë i ka zbardhur prokuroria.

Për çfarë vajtët atje? Cili ishte qëllimi i vajtjes në SHISH?

Albert Veliu: Që t’u tregoja gjithë rrjedhën e punës, ku do shkonte ngarkesa, ku do bëheshin të gjitha.

Pra e ke thënë këtë gjë para se të bëjë audiopërgjimin?

Albert Veliu: Jo jo, kjo ndodhi më pas. Audiopërgjimin e parë e kisha bërë unë, këtë e kam dhënë më pas, ku kemi fotografuar të gjitha vendet.

Ku kishit bërë audiopërgjimin?

Albert Veliu: Po, edhe u tregova vendin e punës, ku do bëhej ngarkesa e mallit. Unë kisha marrë bar fallso, kisha blerë barishte lope, i kisha paketuar dhe i kisha futur edhe çip brenda në paketim. Që ta gjente policia më thjesht.

Çfarë ndodhi më pas me SHISH?

Albert Veliu: Asnjë gjë, u lanë 3 muaj në gjendje arrest.

Nuk ke pasur më kontakt, pasi i ke treguar nuk ke pasur me kontakt?

Albert Veliu: Jo asnjë kontakt, fare kontakt. Dhe mendova kështu, se këta janë…

Po mjetet e përgjimit kush t’i dha?

Albert Veliu: Mjetet e përgjimit mi dha Olldashi edhe SHIK-u më pas. Mi ka dhënë SHIK-u dhe Olldashi. Fillimisht më ka dhënë Olldashi 2 stilolapse, njëra nuk dëgjohej mirë, njëra doli mirë më duket, ne televizion i kam dëgjuar këto. Kurse herën e dytë ka qenë SHIK-u me atë çelësin e audit që është realizuar e gjithë muhabeti, që jam ulur me x-in në tavolinë dhe me shefin e krimeve, Ervin, si e ka ai se nuk ia mbaj mend edhe emrin.

Ti thua që ka më shumë se aq material sa është transmetuar, ka material tjetër?

Albert Veliu: Ka shumë gjëra që unë nuk flas dot më, du atë shikoj familjen time se jam shumë i lodhur.

Ka materiale, ka video të tjera?

Albert Veliu: Nuk dua të di fare.

Kush i ka, SHISH-i?

Albert Veliu: Ato i gjejnë ata vetë, Prokuroria ku i ka çuar. Se SHISH i ka dorëzuar në Prokurori nuk bëhet fjalë. Pastaj nëse janë të lidhur s’di çfarë të them, nuk më intereson asnjë lloj gjëje. Mua më interesojnë që të lënë rehat, të mos më kërcënojnë më.

Nuk më sqarove për Agron Hysenaj. Donit të më thoshit diçka. E njeh Agron Hysenajn?

Albert Veliu: As nuk e kam parë kurrë në jetën time. Këtë emër unë kam qeshur si një fëmijë 10 vjeç.

Ju e keni përgjuar atë? Se flitet që ju keni bërë një përgjim të tij më parë, se nuk po kapnit dot Agron Xhafajn.

Albert Veliu: Jo më motra, jo.

Dhe ia keni bërë përgjimin Agron Hysenajt?

Albert Veliu: Po jo me motra ime, asgjë në botë. Këto janë të gjitha manipulime, shpifje që bëjnë njerëzit.

SHISH thotë se disponon një audiopërgjim tuajin pikërisht me këtë person. Me Agron Hysenin.

Albert Veliu: As që bëhet llaf fare.

Në fillim keni thënë që është ai Agron Xhafaj.

Albert Veliu: Jo jo, nuk është e vërtetë.

Cilat kanë qenë raportet me personazhin që ju flisni deri ditën e përgjimit.

Albert Veliu: Shumë të mira moj. Dilnim tek lokali i tij, pinim kafe, dilnim bashkeë Marrëdhënie shumë të mira. Po marrëdhënie të mira nga ana e tij, po nga ana ime ishim marrëdhëniet e këqija, doja të dilja aty ku doja të dilja unë.

Po atëherë si vendoset në një moment të caktuar ta bëje këtë gjë, sepse ti thua pinim kafe?

Albert Veliu: Shiko, atë kafen e di unë pse e pija, që të arrija aty ku doja unë. Sepse unë thashë nuk kam fare lidhje me asnjë parti politike. Politika ime, gjaku im është Çamëria ime. As nuk më intereson, as i majti as i djathti. Unë jam çam 100 karatësh dhe nuk më intereson se kush është në fuqi dhe kush është nën fuqi. Mua më intereson familja ime.

Në media janë transmetuar 2 biseda, me atë që pretendohet se është Agron Xhafaj. Njëra është bisedë telefonike brenda një makine, ku dëgjohet edhe zëri juaj që i drejtoheni Agronit me termin pasha. Dhe një tjetër është biseda audio që supozohet të jetë bërë në një lokal. Ka biseda të tjera?

Albert Veliu: Po është bërë biseda në lokal. Rrugës kemi bërë muhabetin që hajde të hamë një drekë.

Ka biseda të tjera përveç këtyre?

Albert Veliu: Ato i di Prokuroria.

Në intervistën e publikuar në maj të këtij viti ju thatë se erdhët tek PD sepse nuk besoni tek asnjë institucion tjetër.

Albert Veliu: Po.

Iu ofroi mbështetje Partia Demokratike?

Albert Veliu: Partia Demokratike më ofroi mbështetje fizike. Që të garantojmë jetën. Si shtet tani, si kupolë që ata më garantuan jetën. Ca gjëra të tjera as që i kam parë më që atë ditë që kam ikur, por shumë hove po bëhen, shumë shoë po bëhen, por unë nuk kam lidhje me asnjë lloj perëndie, unë kam lidhje vetëm me fëmijët e mi dhe me gruan time.

A ndiheni i tradhëtuar prej tyre, prisnin diçka me shumë nga PD?

Albert Veliu: Unë, nga ata nuk ndihem i tradhtuar për asnjë lloj arsye, se ata kërkuan një gjë, s’më intereson në jetën e tyre çfarë bën, çfarë kanë në jetën e tyre. Unë ndihem i tradhtuar që ata duhet të më garantonin azil, si çdo person në një shtet. Se mua më rrezikohet jeta. Do e merrni vesh, mund të kalojë muaji dhe mua mund të më ndodh ndonjë aksident, mund të ha ndonjë plumb, shumë njerëz po vijnë. Shumë kërcënime po vijnë edhe këtu në kampe. Kërcënime poshtë fisit tim…

Nga kush? Na i thuaj këto, na i thuaj se ne për këtë punë kemi ardhur.

Albert Veliu: Nuk ka rëndësi, ato i di… ndoshta i di prokuroria të gjitha. Ndoshta edhe prokuroria më mbështet. Por nëse kanë gjë me mua, të më lëë familjen e qetë, të më marrin mua të më ekzekutojnë, që të mbyll unë gojën dhe ata të rrinë të qetë.

Ke frikë për jetën tënde?

Albert Veliu: As nuk ma ndjen fare, ta them kështu harbutçe. Sot të vijë ta shkrepi. Ne kemi jetuar tërë jetën me gangsterë. 1997, 1999-2000 Kosova, kemi kontribuar. Jemi mësuar me plumba, i kemi akoma në trup. Mua më tremb pabesia.

Pabesia e kujt?

Albert Veliu: E këtyre që po përdorin. Sjellin njerëz lart, hajde poshtë të garantojmë ne, djalin ta nisim ne, e shumë shumë gjëra të tjera.

Ke frikë për vetë, për familjen tënde?

Albert Veliu: Unë kam frikë familjen time, për veten time as nuk ma ndjen. Sikur sot të vijnë të më marrin të më fusin plumbin në kokë, as nuk trembem fare. I kaluam 50 vjeç, por të paktën do jemi faqebardhë, ajo që është e bardhë është e bardhë.

Me Alizotin…

Albert Veliu: Dhe më ofruan edhe 150 mijë dollarë në Tiranë.

Për?

Albert Veliu: Për të thënë në televizion live, kush është Shqipëria.

Për të thënë çfarë?

Albert Veliu: Tek një lokal, tek 11 katëshi. E di X, që na hiqet si i ndeshem, flet në televizion. Të thosha që është është false kjo.

Iu kanë ofruar 150 mijë euro për të thënë që është falso audiopërgjimi, që gënjeva.

Albert Veliu: Po.

…..

Pyetja ime e fundit që në fakt ishte edhe e para. A është Agron Xhafaj, vetë zëri i tij autentik, në audiopërgjimin që ke servirur?

Albert Veliu: Shiko, emra në gojë, emra në gojë… unë i kam deklaruar këto gjëra.

Vazhdon të jetë?

Albert Veliu: Unë jam i bindur që zëri im dhe zëri i X-it, të vënë ta çojnë dhe të X-it tjetër të vënë ta çojnë dhe del e vërteta.

Pra, je i bindur? Nuk tërhiqesh nga kjo gjë?

Albert Veliu: Jo, jo, nuk tërhiqem.

A është Agron Xhafaj zëri i audiopërgjimit.

Albert Veliu: Janë 2-3 zëra, çojeni ku të doni audiopërgjimin dhe del e vërteta.

Pra, nuk është Agron Xhafaj?

Albert Veliu: Unë them janë 2 zëra, për kë e kam bërë këtë kauzë unë që jam sot?

Po përse nuk e thua, pse ke frikë ta thuash?

Albert Veliu: Vështirë si emër, troç. Nuk dua ta zë në gojë.

Duket sikur ke frikë, ose je tërhequr.

Albert Veliu: Unë frikë? Unë frikë nuk kam as nga zoti. Unë nuk tërhiqem gjer në vdekje. /tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori