LAJMI I FUNDIT:

Babai i Triumf Rizës rrëfen zanafillën e problemeve me Enver Sekiraqën

Babai i Triumf Rizës rrëfen zanafillën e problemeve me Enver Sekiraqën

Shefqet Riza babai i policit të ndjerë Triumf Riza i cili u vra në vitin 2007, ka rrëfyer për zanafillën e problemeve mes tij dhe Enver Sekiraqës, i cili dyshohet për involvim në planin për vrasjen e tij.

Riza në “Debat Plus”, tregoi se si djali i tij Triumfi i kishte shpëtuar nga rrëmbimi tri vajza të shkollës së mesme nga “banda e Enver Sekiraqës”, në vitin 2000.


Gjithçka sipas babait të Triumfit kishte filluar me këtë rast, ku pastaj kishte pasur edhe disa konflikte të tjera mes tyre.

“Problemet kanë fillu nga viti 2000 drejtpërdrejt me të te rrethi I flamurit kur banda e tij kanë deshtë me dhunë me i marrë tri nxënëset e shkollës së mesme të mjekësisë. Ky ka qëllu në patrullë me një polic pakistanez kanë intervenu drejtpërdrejt e i kanë shpëtu vajzat”, tha ai.

Kulminacioni sipas Shefqet Rizës kishte arritur në vitin 2005, ku në “Sëiss Kasino”, grupi i Enver Sekiraqës e kishte sulmuar Triumfin dhe shokun e tij me armë zjarri.

“Problemet intensifikohen deri në vitin 2005, në atë vit në dhjetor në ditën e Krishtlindjeve, një shok i besimit katolik e ka marrë Triumfin i ka thënë eja të shkojmë Sëiss Kasino. Triumfi ka thënë s’kam cka vij, ai ka insistu. Aty kanë ardhë 7 prej tyne [banda e Enver Sekiraqës], i kanë pa që i kanë rrethu, aty ka ndodh përleshja me bandën e Sekiraqës dhe me të, banda e tij kanë qenë të armatosur, kanë qenë edhe dy femra atyne i kanë dhënë armë, kanë qenë bashkëpunëtore”, tha tutje.

Aty kishte mbetur i plagosur rëndë shoku i Triumf Rizës, Arben Selmanaj i cili ishte dërguar për trajtim jashtë vendit.

“Arben Selmanaj plagoset rëndë, e kanë pas dërgu në Vienë për shërim. Aty fati se e kanë gju edhe Triumfin, por ka qenë i shkathët, ky e pat plagosur dikë aty”, është shprehur Shefqet Riza.

Riza i ka akuzuar organet e drejtësisë së asaj kohe se nuk kanë marrë asnjë masë ndaj kërcënimeve që i ka marrë djali i tij.

“Puna e Swiss Kasinos, po të merrej drejtësia me padinë e ngritur, as prokurorët as gjyqtarët nuk kanë guxu me i ngritë. Ata ishin ngrit mbi shtetin mbi gjykatat”, tha ai.

Triumf Rizën sipas babait të tij që nga viti 2005 deri në 2007, Enver Sekiraqa dhe njerëzit e tij e kishin përcjëllë për ta vrarë.

“Në Sëiss kasino ka kulmu aty. Për atë rastin e shkollës disa arsimtarë më kanë tregu, se Triumfi nuk më ka tregu. Kurse për rastin tjetër po, ka qenë më i rëndë. Prej asaj dite, deri ditën e vrasjes 2007, e kanë përcjellë tërë kohën për ta vrarë. E din edhe policia, 4 herë Triumfi e ka njoftu policinë që kështu po më ndodhë. Unë mendoj që policia ka qenë dasht t’i ofroj ndihmë, ai ka qenë i rrezikum, banda e Sekiraqës e ka ndjek me 4 apo 5 vetura e me skutera”, theksoi ai.

Tutje Shefqet Riza e akuzoi Enver Sekiraqën se ka qenë bashkëpunëtor i Arkanit.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori