LAJMI I FUNDIT:

Babai i tij fitoi kundër rusëve dhe xhihadistëve, e quanin “luani i Panjshirit” – njihuni me Ahmad Massoud liderin e ri të lëvizjes kundër talebanëve

Babai i tij fitoi kundër rusëve dhe xhihadistëve, e quanin “luani i Panjshirit” – njihuni me Ahmad Massoud liderin e ri të lëvizjes kundër talebanëve

Ahmad Shah Massoud i njohur si “luani i luginës Panjshir”, është një figurë që shumëkush në Afganistan nuk do ta harrojë për një kohë shumë të gjatë.

Ai ka luftuar ashpër kundër ushtrisë sovjetike në operacionin “Magjistralja” në vitin 1989, e më vonë ka qenë një prej liderëve të njësive të muxhahedinëve si dhe ishte lider i Aleancës 7, që u themelua kur talebanët erdhën për herë të parë në pushtet në Afganistan në vitin 1996, transmeton Telegrafi.

Në fund të viteve të 90-ta, u bë ministër i Mbrojtjes në kabinetin e Burhanudin Rabani. Gjatë 9 shtatorit 2001, dy ditë para sulmeve terroriste në SHBA, Massoud u lëndua për vdekje në një sulm kamikaz të Al Kaidës në rezidencën e tij – ku dy meshkuj ishin prezantuar si gazetarë – e lëndën shpërthyese e kishin fshehur në një video-kamerë.


Derisa talebanët iu afruan Kabulit, djali i tij Ahmad Massoud, gjatë një interviste ka thënë se është i hapur për bisedime me militantët talebanë.

“Jam i gatshëm të falë edhe gjakun e babait për paqe në Afganistan dhe siguri e stabilitet”, ka shtuar Massoud, duke theksuar se ai dhe afganët tjerë nuk janë të “gatshëm të dorëzohen para terrorizmit”, por se është i hapur për formimin e “një qeverive me talebanë”.

Massoud ka lindur më 10 korrik të vitit 1989 dhe njihet si politikan i guximshëm afgan. Pasi kreu shkollën e mesme në Taxhikistan, Massoud e kaloi një vit në një kurs të ushtrisë në akademinë mbretërore.

Në vitin 2012, filloi studimet në kolegjin mbretëror në Londër, e në vitin 2015 edhe diplomoi. Magjistroi në fushën e politikave ndërkombëtare në Universitetin e Londrës.

Pas përfundimit të studimeve u rikthye në Afganistan që të bëhet drejtor i fondacionit Massoud. Në vitin 2019, në një bisedë me agjencinë e lajmeve AFP, ka kritikuar marrëveshjen paqësore me SHBA-ve dhe talebanëve.

Sot në llogarinë e tij në Twitter, ka publikuar një video të fillimit të organizimit të një kundërshtimi ndaj talebanëve dhe Al Qaedas. Ndryshe lugina Panjshir është pjesa e vetme e Afganistanit që këmba e xhihadistëve akoma nuk ka shkelur, e sipas Massoud nga aty do të filloi shkatërrimi i Emirateve Islamike të Afganistanit, që mbrëmë në Kabul e shpallën talebanët. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Serbia
Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Evropa
Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Kanada shtriu tapetin e kuq për Rubion - mjaftueshëm për një hap të vetëm

Amerika
Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Trump bisedon me Putinin - nuk jep shumë detaje

Amerika
Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Truedau jep dorëheqje, Carney betohet si kryeministër i Kanadasë

Amerika
I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

I dërguari i Trumpit largohet nga Moska pas një takimi me Putinin - ai ka një mesazh të rëndësishëm për SHBA-në

Botë
Kalo në kategori