LAJMI I FUNDIT:

Babai që u bë globalisht i famshëm, me interpretimin mbresëlënës të këngës “Tennessee Whiskey” (Video)

Babai që u bë globalisht i famshëm, me interpretimin mbresëlënës të këngës “Tennessee Whiskey” (Video)

Më 2015, shkëlqeu karriera e Chris Stapletonit, pasi merr shumë çmime CMA Awards (kryesori për muzikën country) dhe pasi interpreton këngën “Tennessee Whiskey” të George Jonesit.

Ky version menjëherë bëhet hit. Dhe, jo veç që ishte në vendet e para në top-lista, por me shitje u konfirmua brenda pak kohësh të jetë e platinit, transmeton Telegrafi.


Disa ditë më parë, u shfaq një “version” tjetër i kësaj kënge, nga një person deri dje anonim. Në veturë, Kris Jones nisi ta këndojë, ndërsa gjithçka u xhirua nga bija e tij.

Videoja që u postua nga gruaja e tij, Destinie, u shikua nga miliona njerëz. Kjo bëri që ajo të vazhdojë të postojë video tjera të tij, që janë mbresëlënëse si kjo.