LAJMI I FUNDIT:

Babai i pilotit të vdekur: Më 7 gusht kishim dasmën e Donaldit

Babai i pilotit të vdekur: Më 7 gusht kishim dasmën e Donaldit

Vesel Hoxha, babai i pilotit të rënë në detyrë gjatë një stërvitjeje rutinë ushtarake, nuk arriti dot të gëzonte dasmën e të birit. Mes dhimbje e lotësh, ai pret e përcjell të afërm e miq që e ngushëllojnë

Ai ka mbaruar edhe vetë Akademinë Ushtarake dhe si oficer në detyrë, e konsideronte të birin edhe koleg të tij. Kishte qenë dëshira e Donaldit për të ndjekur gjurmët e të atit. Ai kishte lënë në mes Inxhinierinë dhe nisi Shkollën Ushtarake për pilot në Itali.


Pak ditë më parë, Donaldi bashkë me të fejuarën e tij, një mësuese nga Kuçova, kishte qenë për të festuar ditëlindjen e babait të tij, vizitë kjo që do të ishte e fundit për të në familjen e tij, shkruan “Panorama”.

Kolegët ushtarakë e çuan trupin e pajetë të Donaldit në Kuçovë rreth orës 04:00, aq sa të “çmallej” për të fundit herë. Në orën 09:00, trupi i të ndjerit është vendosur në mjetet ushtarake, të cilat e transportuan në Tiranë ku do të kryhej ceremonia dhe më pas lamtumira e fundit e të dy pilotëve në Varrezat e Dëshmorëve

Z. Hoxha, si e mësuat lajmin e vdekjes së djalit tuaj?

Fillimisht mësova diçka nga televizori. Pashë lajmin që kishte rënë një helikopter në liqenin e Shkodrës. Unë nuk e dija se djali atë ditë do të ishte në Shkodër për stërvitje. Më pas doli lajmi që djali im ishte i plagosuri. Pavarësisht kësaj, unë u nisa menjëherë në drejtim të Shkodrës. Tani që po flas, nuk më besohet ende se ka ndodhur kjo ngjarje.

Kur mbërritët, e kishin nxjerrë trupin?

Kur mbërrita, e gjeta djalin pa jetë. Kjo ishte tronditja më e madhe dhe nuk di si ta përshkruaj. Humba ndjenjat, kur u përballa me tim bir në atë gjendje. E mblodha veten duke e përqafuar trupin e tij dhe nuk ndahesha dot… Me atë tronditje që kisha për këtë ngjarje të rëndë që na ra në pjesë, u ktheva për të qetësuar familjen dhe fëmijët në Kuçovë. Në shtëpi kishte nisur kuja. Nuk isha në gjendje t’i thosha asgjë as nënës së tim biri.

Sa kohë kishit pa e takuar djalin?

Katër ditë kisha pa e takuar. Ai erdhi bashkë me nusen e tij, pasi unë festoja ditëlindjen. Biseduam kryesisht për dasmën e tij që e kishim prerë në datën 7 gusht. Ndejti vetëm një natë, pasi i duhej të kthehej për përgatitjet që po bëheshin për festimet e 7- vjetorit të NATO-s.

Ishte dëshira e djalit për t’u bërë pilot?

Donaldi e kishte ëndërr pilotimin. Ai sakrifikoi duke lënë në gjysmë shkollën që vazhdonte për Inxhinieri mjedisi dhe vazhdoi Shkollën Ushtarake për pilot në Itali. Pasi mbaroi studimet atje, ishte tepër i kënaqur. Me sa duket, ky ka qenë fati i djalit. Por unë nuk arrita dot të bëja një dasmë dhe ta martoja…

Në trend Lajme

Më shumë
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Përbërja e re e Kuvendit në RMV duhet të konstituohet jo më vonë se 20 ditë pas zgjedhjeve

Politikë
KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

KFOR-i gjen një pushkë me 13 fishekë të vendosur në një pemë në Zveçan

Kronika e Zezë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Kalo në kategori