LAJMI I FUNDIT:

Babai nga Podujeva dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur – Prokuroria kërkon paraburgim

Babai nga Podujeva dyshohet se ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur – Prokuroria kërkon paraburgim
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një rast ngacmim seksual që ka ndodhur në komunën e Podujevës.

Sipas raportit të policisë thuhet se viktimë ishte një femër, ndërkaq i dyshuari është arrestuar.


Telegrafi ka mësuar nga burime se viktima është e mitur dhe se njëjta dyshohet të jetë ngacmuar seksualisht nga babai i saj.

Se viktima është e mitur e kanë konfirmuar edhe nga ana e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke shtuar se me rastin po merret Departamenti për të Mitur.

Më tej Prokuroria ka bërë të ditur se ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

“Mund t’iu njoftojmë se fillimisht me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje një person i dyshuar, për shkak të veprave penale “Ngacmimi seksual” dhe “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”, si dhe gjatë ditës së sotme është paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtit në gjykatën kompetente”, ka thënë për Telegrafin, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ulaj nuk ka dhënë detaje të tjera meqenëse ky rast është duke u trajtuar nga Departamenti për të Mitur. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori