John Terry ka zbuluar se babai i tij ishte tejet i nervozuar për shkak se kishte refuzuar Manchester Unitedin për të kaluar te Chelsea, duke refuzuar që të ishte madje prezent në nënshkrimin e kontratës.

Legjenda angleze kishte luajtur për akademinë e West Ham United, mirëpo vendosi të kalonte si 14-vjeçar te ajo e The Blues, duke refuzuar Djajtë e Kuq dhe Arsenalin.


Por, pasi kishte nënshkruar marrëveshjen me Chelsea, Terry ishte kritikuar nga babai i tij se përse e kishte bërë atë veprim.

jNco9GMB

“Babai im asnjëherë nuk dëshironte që unë të kaloja te Chelsea”, ka thënë legjenda e bluve në një intervistë për Footballer Guide.

“Kur shkova në akademinë e Chelseat që të nënshkruaja kontratën, babai im refuzoi të vinte me mua në fushë”.

Screenshot 5 22

“Fjalët e babai tim ishin: ‘Ti nuk do të nënshkruash për këtë klub, do kalosh te Man United’. Por, unë jam ktheva se do të nënshkruaja për Chelsea 100% dhe mami im hyri në fushë me mua dhe ne nënshkruam kontratën”, ka shtuar më tej Terry.

Terry arriti të bëhej legjendë e klubit, duke fituar shumë tituj dhe njëri prej mbrojtësve më të mirë në histori të Ligës Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app