LAJMI I FUNDIT:

Babai i Egzonit kërkon ndihmë për shërimin e djalit, thotë se ka vënë në shitje edhe shtëpinë për kurimin e tij

Babai i Egzonit kërkon ndihmë për shërimin e djalit, thotë se ka vënë në shitje edhe shtëpinë për kurimin e tij

Ramë Kryeziu, babai i Egzon Kryeziut ka kërkuar ndihmë nga qytetarë që ta ndihmojnë financiarisht për shërim e djalit të tij.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka shkruar se djali i tij Egzoni, ka pësuar lëndime të rënda trupore në një aksident trafiku gjatë vitit 2018, dhe se ai është duke u mjekuar në Turqi, ku edhe iu ka nënshtruar gjashtë intervenimeve kirurgjike në kokë, të gjitha këto intervenime kanë kushtuar rreth 230 mijë euro.

Ai ka bërë të ditur se tani djali i tij, Egzoni tani është në fazën e finale të rehabilitimit, dhe që për këtë i duhet rreth 300 mijë euro. Prandaj ai kërkon ndihmë nga të gjithë që ta ndihmojnë, transmeton Telegrafi.


Më tej thotë se edhe shtëpinë e ka nxjerrë në shitje por që ende nuk i është shitur, duke shtuar se do ta vë në shitje edhe veshkën në mënyrë që ta shërojë djalin e tij.

Postimi i plotë:

“APEL PËR NDIHMË

Me këtë apel po ju drejtohem shokëve të Facebook për ndihmë (949). Siç e dini djali im Egzon Kryeziu ka pësuar lëndime të renda trupore në aksident trafiku me 29.12.2018. Nga 01.01.2019. gjendet në tretman mjekësor në Stamboll ku është nënshtruar 6 herë intervenimit kirurgjik në kokë.

Tretmani deri tanishëm ka kushtuar rreth 230.000 Euro, shuma e cila është siguruar nga donator dhe bamirësit të shumtë për çka familja Kryeziu ju është falënderues përjetësisht. Jam i vetëdijshëm se në boten shqiptare ka shumë raste-nevojtarë për ndihmë dhe qe njerëzit bamirës nuk munden të ju ndihmojnë të gjithëve
Djali im Egzon Kryeziu është tani në fazën finale të rehabilitimit.

Mjekët parashikojnë minimum dhe 3 muaj rehabilitim për çka mungojnë mjetet rreth 30.000 euro. Muajin Shtator e kam pagu duke mare kredi bankare. Për muaj tjerë nuk kam mjete.

E kam qitë shtëpinë me truall në shitje – por nuk po shitet. Si prind jam i obliguar t’i dal në ndihmë djalit qe mos të lo në këtë gjendje, me këtë APEL I DREJTOHEM SHOKËVE TË FACEBOOK (949) QE TË MË NDIHMOJNË SA TË KANË MUNDËSI ME PAGU MUAJIN TETOR. Për muaj tjerë jam në kërkim qe te qesë në shitje një veshkë timin dhe të shëroj djalin. Zoti ju bekoftë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Kryetari i Listës Serbe renditet i shtati për nga numri i votave, prin Branislav Nikoliq

Lajme
Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Haradinaj deputet në gjitha legjislaturat që nga paslufta, disa nga veteranët e Kuvendit me mbi 6 mandate

Lajme
Kalo në kategori