LAJMI I FUNDIT:

Babai i Almirit: Nuk jemi të kënaqur nga vendimi i Gjykatës së Kumanovës (Video)

Babai i Almirit: Nuk jemi të kënaqur nga vendimi i Gjykatës së Kumanovës (Video)

Avokatët e familjes së Almir Aliut, kanë treguar për të rejat më të fundit në lidhje me provokimet e vëllait të Boban Iliqit.

Avokati Ibraim Bajrami, tha se janë të “shqetësuar dhe për shkak të senzibilizimit të rastit, u vërtetua se as në ditën e djeshme nuk kishin frikë, kur u bë rikualifikimi i lëndës. Ata në mënyrë të vrazhdë e shfaqën veten e tyre, pas seancës.

Me këtë situatë duhet të merren organet e drejtësisë, me seriozitet. Ne besojmë se gjendja faktike do të vërtetohet, edhe pse çështja është duke marrë një epilog zyrtar. Jemi të bindur në situatën që ka ndodhur, jemi të zhgënjyer nga mënyra e procedurave hetimore, si edhe duke vazhduar në vërtetimin e fajësisë. Por, besojmë se në fazat e mëtutjeshme, në do të ankohemi dhe do të mundohemi ta kthejmë rastin në rigjykim, për të vërtetuar veprën penale ashtu siç është kryer, ashtu siç është paraparë në fillim të aktakuzës.”

Avokati tjetër, Asmir Alispahiq, i pyetur nëse i akuzuari do të ikë, apo do ta përsëritë veprën, Alispahiq thotë se beson që “mund të ndodhë e dyta, dhe se reagimi ndaj gazetarit të TV21 me kërcënime seriote, përfshi sjelljen e vëllait të Boban Iliqit, ndaj nejrëzve që ishin para gjyqit, si edhe anëtarë të familjes, tregon se mund të ndodhë e dyta.

Sjellja e vëllait të Boban Iliqit dhe kërcënimet duhet të sanksionohen ashpër dhe të mos lejojmë që nga një ngjarje fatkeqe që merr fund me një vendim para gjyqit, të mos ndodhin gjëra të këqia, me vështirësimin e dhimbjes së familjes Aliu. Nëna e Almirit e sheh këtë gjë me një mosbesim, prandaj duhet të dënohen veprimet, pas daljes nga burgu e të akuzuarit. Kjo tregon se në të vërtetë bëhet fjalë për njerëz që janë të rrezikshëm për bashkëjetesën dhe jetesën në Kumanovë dhe për gjithë qytetarët që jetojnë në Kumanovë dhe jashtë Kumanovës.”

Babai i Almirit tha se gjesti i vëllait të Bobanit tregon kulturën e tij, dhe se kjo do të thotë se atë që e bënë, por edhe nëse e bën prap, pra s’duhet të presim diçka tjetër. Do të presim, ashtu siç tha avokati, por nuk jemi të kënaqur me vendimin e djeshëm që u mor në gjykatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori