Driton Berisha, një azilkërkues 37 vjeçar nga Kosova është bërë hero i ditës në qytetin gjerman Vllingen.
Ai ishte duke shëtitur nëpër qytet së bashku me mikeshën e tij gjermane kur kishte parë se si punëtorët e një shitoreje po përpiqeshin ta kapnin një vjedhës. Në atë moment Driton vendos të ndihmojë. Dhe e bën këtë pa menduar dy herë, shkruan gazeta “Sudkurier”.
Por ajo që e ka pikasur vetëm më vonë ka qenë plaga në kofshë që e kishte “dhuratë” nga hajduti, i cili kishte qenë i armatosur me thikë, transmeton albinfo.ch. Në fakt thikën Dritoni ia ka vënë re vjedhësit që më parë, kur ai kishte bërë përpjekje ta neutralizonte. Por me briskun e ashtuquajtur “njëdorësh” sepse aktivizohet me një dorë, dorasi kishte provuar ta therte disa herë. “Në lartësi të veshkave”, thotë Dritoni për gazetën.
Berisha i thotë atij disa herë: “Stop! Hiqe thikën nga dora”, por hajni nuk e dëgjon dhe sërish provon ta therë. Në atë moment Berisha e godet atë fuqishëm me grusht në fytyrë dhe e hedh hajnin përtokë. Nga goditja atij i është dashur të trajtohej nga mjeku.
Vetë Dritoni kishte marrë vetëm një gërvishtje në gistin e madh dhe, siç e kishte vënë re më vonë, edhe një therje të vogël me thikë, në kofshhë. Kur kthehet në shtëpi ai ndjen një djegie në kofshë dhe, kur i shikon pantallonat, ato ishin të tëra në gjak, tregon mikja e tij, Stefania për gazetën. Aty kishte një plagë nga therua me thikë.
Pastaj i vjen një telefonatë nga punëtori i shitores, i cili dëshiron t`ia shprehë mirënjohjen. Atje ia dhurojnë një kupon me vlerë.
“Heroi nga Villingeni”. Kështu e kishte emërtuar një polic pasi që ai ia kishte dorëzuar hajnin, përcjell albinfo.ch. Por jo, kështu nuk do të dëshironte të quante veten Dritoni. Përse ai kishte bërë këtë akt guximi?
Berisha, me gjermanishten e tij që çalon thotë se“Gjermanët na kanë ndihmuar ne atëbotë në Kosovë. Ata më kanë ndihmuar edhe mua si refugjat dhe përse të mos i ndihmoj edhe unë një herë ata?”.
Ai thotë se këtë do ta bënte në çdo kohë sërish
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFAZ: Ballkani po mbetet pa popullatë, po popullohet me emigrantë nga Azia
Certifikimi i snajperistëve, Gecaj: Lajm i mirë për Kosovën dhe FSK-në
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohet doracaku zyrtar për dhënien e provimit të patentës së shoferit
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës
Polici goditet me veturë, e dyshuara largohet nga vendi i ngjarjes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe