LAJMI I FUNDIT:

AZHB: Makineria bujqësore, pa numër serik nuk do të rimbursohet

AZHB: Makineria bujqësore, pa numër serik nuk do të rimbursohet

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), njofton të gjithë fermerët përfitues të granteve investive, sidomos ata që në planet e tyre të biznesit kanë paraparë blerjen e makinerisë bujqësore, që të kenë kujdes të shtuar gjatë blerjes së tyre, pasi që disa prej këtyre pajisjeve janë identifikuar pa numër serik dhe të dhëna teknike.

Për këtë arsye, AZHB ua tërheq vërejtjen fermerëve përfitues që të kenë kujdes gjatë blerjeve-furnizimit me këto pajisje nga se makineritë dhe pajisjet pa numër serik dhe të dhëna teknike nuk do të rimbursohen.


Drejtoria e Autorizimit të Pagesave në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ka njoftuar se gjatë procesit të autorizimit të pagesave janë paraqitur mangësi në implementimin e projekteve e sidomos për blerjet/furnizimin me makina bujqësore dhe pajisje të ndryshme, të cilat përfituesit i kanë planifikuar në planet e tyre të biznesit.

Gjatë analizave për zbatimin e projekteve janë identifikuar makina bujqësore dhe pajisje pa numër serik dhe të dhëna teknike, që sipas nenit 31 paragrafi 1.6 dhe 1.7 të Udhëzimit Administrativ 05/2018 dhe nenit 44 paragrafi 1.6 dhe 1.7 i Udhëzimit Administrativ 09/2018 janë shpenzime të papranueshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Nisin punimet për ndërtimin e Unazës Qendrore të Prishtinës, kostoja e projektit 3.3 milionë euro

Ekonomi
Kalo në kategori