LAJMI I FUNDIT:

Axha i 5-vjeçarit në Pejë tregon se si arritën të nxjerrin trupat e pajetë nga bodrumi i banesës

Axha i 5-vjeçarit në Pejë tregon se si arritën të nxjerrin trupat e pajetë nga bodrumi i banesës

Mes lotësh, familjari i viktimave në Pejë tregon se si arritën të nxjerrin trupat e pajetë.

Familjari i personave që humbën jetën në Pejë si pasojë e vërshimeve, Albert Ademaj tregoi rastin me detaje si arritën t’i nxjerrin trupat e pajetë.


Axha i 5-vjeçarit që vdiq si pasojë e vërshimeve, tha se nuk ka hasën në ndihmën e institucioneve.

“Jemi të gjithë të shqetësuar, është tmerr, me vdek një nuse 26-vjeçare dhe një fëmijë 5-vjeçar, është katastrofë”, rrëfeu mes lotësh Ademaj për KosovaPress.

Ademaj u shpreh se për t’i ndihmuar shkoi ekipi policor, porse, sipas tij, të njëjtit nuk ofruan ndihmë të mirëfilltë dhe as sjellje të duhur ndaj tyre.

"Nusen e gjetëm në bodrumin e një shtëpie, e djalin e zuri një pjesë që rrëshqiti nga kodra", familjari jep detaje nga rasti tragjik
Lexo po ashtu "Nusen e gjetëm në bodrumin e një shtëpie, e djalin e zuri një pjesë që rrëshqiti nga kodra", familjari jep detaje nga rasti tragjik

Madje, sipas tij, në vendin e njëjtë që Policia deklaroi se gjurmoi dhe nuk hasi në gjetje, ai tha se pikërisht aty, arritën ta nxjerrin trupin e familjares.

“Jemi munduar t’i shpëtojmë, gruan dhe djalin e vëllait i ka tërheq një vrimë që e ka thyer murin. Jemi dalë t’i kërkojmë dhe pas një kohe e kemi gjet djalin e vëllait në një shtëpi më poshtë. Jemi munduar t’i japim ndihmën e parë, kemi thirr ambulancën, Policinë. Derisa e kemi pas djalin e vogël, askush nuk është ardhur hiç, as ambulanca e Policia, e kemi marrë vet dhe e kemi dërguar në spital, e aty nuk ka pas shenja për jetë, ka qenë i ngulfatur. Jemi kthyer në shtëpi dhe kam pyet nëse kanë hallakat për nënën e djalit, më thanë po kemi shikuar dhe kishin qenë dy policë. Njëri prej tyre tha kemi hallakat në podrum ku unë dyshoja dhe nuk u binda pa hy vet. Hyra e kontrollova, hetova diçka, por nuk isha në dijeni nëse sigurt është ajo derisa e kam prek dhe e kam dalluar që është trup i njeriut, gruaja vëllait”, tha Ademaj.

Dy të vdekur nga vërshimet në Pejë - reagimet e deritanishme
Lexo po ashtu Dy të vdekur nga vërshimet në Pejë - reagimet e deritanishme

Ai akuzoi institucionet që nuk i dolën në ndihmë.

Derisa tregoi rastin, Ademaj tha se edhe trupin e pajetë e dërguan vetë në ambulantë.

“Veç Policia kanë qenë, më vonë është ardhur prokurorja e rastit edhe një shpëtimtar ka qenë. Një polic nuk është sjellë aspak mirë me do gjeste tmerr…Unë duke e nxjerrë trupin, ai thoshte mos e prek, leje aty. As nuk më ka ndihmuar, si qytetar të më ofrojë përkrahje më të mirë, por me atë sjelljen e “rrugaçit”. Me pas e kemi thirr ambulancën dhe më pas e kemi bajt me dorë, sepse rruga ka qenë e pakalueshme. Kemi shkuar poshtë dhe aty kemi menduar që është ardhur ambulanca, një kish qenë, por për një polic që është rrëzuar dhe ka thy krahun. I pyeta ku është ambulanca të çojmë për në spital, ndërsa përgjigjja e tyre ishte që nuk kanë qenë të informuar për këtë rast dhe nuk mundemi me marrë, sepse jemi ardhur për lëndim të krahut të një polici”, shtoi Ademaj.

Mbrëmë, një grua dhe djali saj 5-vjeçar vdiqën si pasojë e vërshimeve në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.

View this post on Instagram

A post shared by Telegrafi.com (@telegrafi)

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori