AVONET në kuadër të zhvillimit dhe ushtrimit të veprimtarisë së saj kohëve të fundit i ka kushtuar një rëndësi të veçantë fushës së arsimit në Kosovë.
Sipas një njoftimi për media, bëhet e ditur se në drejtim të kësaj AVONET ka hulumtuar disa procese të zhvilluara dhe të udhëhequra nga shkollat, që kryesisht lidhen me organizimin e aktiviteteve jashtëshkollore nga ana e shkollave. Ne shprehim shqetësimin e tonë të thellë në lidhje me gjetjet e fundit nga hulumtimi ynë i kryer në Gjimnazin e Shkencave Natyrore “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj.
“Në kuadër të këtij hulumtimi, kemi analizuar tri aktivitete jashtëshkollore të organizuara nga ky gjimnaz, bazuar në ftesat për ofertë nr. prot. 86/24, 139/24 dhe 171/24. Gjetjet tona tregojnë se dy nga këto aktivitete janë zhvilluar në përputhje me dispozitat ligjore të përcaktuara në Udhëzimin Administrativ (MASHT) nr. 02/2016 për Aktivitetet Jashtëshkollore. Megjithatë, kemi identifikuar shkelje të rënda në aktivitetin e zhvilluar sipas Ftesës për Ofertë nr. prot. 171/24, i cili aktivitet ka të bëj me organizimin e ekskursionit për nxënësit e kësaj shkolle, në relacionin Ferizaj-Prevallë-Prizren-Ferizaj”, thuhet në njoftim.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se në analizën e dokumentacionit të këtij aktiviteti, kemi konstatuar dhe vërtetuar se operatori ekonomik i shpallur fitues, nuk posedon licencën e nevojshme për organizimin e transportit me udhëtarë, një kriter ky thelbësor sipas ftesës për ofertë dhe Udhëzimit Administrativ përkatës.
“Pavarësisht kësaj mungese të licencës, komisioni vlerësues i shkollës ka lejuar dhe shpërblyer këtë operator me kontratë, çka përbën një shkelje të rëndë ligjore.
Për të vërtetuar këto gjetje, kemi kërkuar konfirmim nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), e cila na ka informuar se operatori i shpallur fitues nuk është i licencuar për transportin e udhëtarëve. Kjo ka rezultuar në një pagesë të padrejtë prej 2750.00 EUR për një shërbim të kryer në kundërshtim me ligjin, e gjitha kjo në barrë të xhepit të nxënësve të kësaj shkolle”, thuhet ndër të tjera në njoftimin për media.
Duke marrë parasysh seriozitetin e kësaj çështjeje, AVONET ka përgatitur kërkesën për inicimin e hetimeve penale ndaj personave përgjegjës për këtë shkelje. Ne i bëjmë thirrje Drejtorisë Komunale të Arsimit në Ferizaj që të ndërmarrë të gjitha hapat disiplinorë të nevojshëm ndaj individëve të përfshirë në këtë proces të paligjshëm.
AVONET mbetet e përkushtuar për të siguruar transparencë dhe përgjegjshmëri në sektorin e arsimit dhe do të vazhdojë të monitorojë nga afër zhvillimet në këtë rast dhe të tjerë të ngjashëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku reagon ndaj akuzave për vjedhje votash

Ferma VIP: Zbulohen disa fermerë të këtij edicioni

Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Real Madridi me mision për transferimin e yllit të Man Utd – ai kushton 90 milionë euro

Trump thotë se është i zemëruar me Putinin - vjen reagimi i parë nga Rusia

Përplasja me Danjën, Gjesti i thotë Eglit se e ka paralajmëruar: Besoji tani