LAJMI I FUNDIT:

Avokatja prezanton skemën e personave të famshëm që janë bërë bashkëpronarë të pronave në Veternik

Avokatja prezanton skemën e personave të famshëm që janë bërë bashkëpronarë të pronave në Veternik

Avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku ka prezantuar skemën e personave të famshëm që janë bërë bashkëpronarë të pronave në Veternik të Prishtinës.

“Në parcelën 1743 tash kanë hyrë fytyra shumë publike, të cilët mbajnë pozita shumë të larta shtetërore, ku në bazë të informacioneve që është bërë gjatë procedurave gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, eksperti Qemajl Hoda ka radhitur një numër të madh të personave që janë fytyra publike ku palët e kanë përgatit një skicë dhe e kanë shpjeguar lidhshmërinë potenciale të palëve se si kanë mundur të hynë”, tha Keqekolla-Sadiku në emisionin “Tempus”, raporton “Betimi për Drejtësi”.


Ajo shtoi se këta persona, sipas palëve dyshohet se kanë hyrë me qëllimin për ta mbrojtur aktgjykimin që ka dalë në mënyrë të kundërligjshme.

Në fund, ajo tha se trashëgimtari i kësaj parcele nuk e ka bërë trashëgiminë pasi që ka pasur dyshime se do të ndiqej penalisht.

“Ylber Hyseni nuk e ka bërë trashëgiminë në momentin kur i ka vdekur nëna, sepse lindin dyshime se i njëjti në të ardhmen duke e ditur se çfarë kanë bërë për të arritur deri tek ky aktgjykim do të ndiqet penalisht dhe derisa kanë përfunduar të gjitha procedurat gjyqësore, i njëjti nuk e ka bartë trashëgiminë që fundi fundit është trashëgimtar i nënës”, tha ajo.

Keqekolla-Sadiku tha se edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është bashkëpronar në një pronë me personat që janë bërë pronarë në parcelën 1743.

“Nga hulumtimi në internet, është vërejtur se edhe kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj, në një nga pronat në Prishtinë, jo në parcelën 1743, është bashkëpronar, është pronar me personat që janë bërë pronarë në parcelën 1743 dhe menjëherë lindin dyshimet se kanë qenë palë në një procedurë, ku kanë pasur interesa të përbashkëta dhe derisa edhe vetë kryeprokurori nuk e mohon një fakt se e ka shok që nga lufta. Kanë qenë domethënë në Koshare bashkë dhe vazhdimisht janë në kontakte, bartin dytë pozita të larta, palët kanë dyshu se pikërisht për këtë arsye janë hy pronarë persona si Nevruz Hasani, Sami Mazreku dhe persona të tjerë, të cilët të gjithë lidhen direkt apo indirekt me Sami Mazrekun”, tha Keqekolla-Sadiku

Tutje, avoaktja shtoi se kanë rekomanduar të ftohet Isufaj për t’u sqaruar rreth pretendimeve të palëve.

“Palët pikërisht pas këtyre të gjeturave, ku në një parcelë tjetër në lagjen Mati 1, me vendim për leje ndërtimi në një dokument që është publik dhe mund të gjendet në Google, personi Nevruz Hasani, Blerim Mazrekaj, Blerim Isufaj, janë personat të cilët kanë… faktikisht këtu qenka vetëm Nervuz Hasani dhe Blerim Isufaj, personat të cilët janë bashkëpronar në një pronë tjetër, ku është dhënë leja për ndërtim. Pikërisht për këtë kemi rekomanduar që të ftohet zotri Isufaj, sepse nuk është vetëm në interesin e tij të sqarohet për këto pretendime të palëve, por është në interes shtetëror të sqarohet që në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar. Tek e fundit, barra e përgjegjësisë në fund të ditës i vije prokurores Florie Shamolli”, tha Keqekolla-Sadiku.

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori