LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Veselit kundërshton që gjykimi të nis në verën e ardhshme, thotë se tërë procesi mund të zgjasë deri në 2 vite

Avokati i Veselit kundërshton që gjykimi të nis në verën e ardhshme, thotë se tërë procesi mund të zgjasë deri në 2 vite

Ben Emmerson avokati mbrojtës i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli nuk është pajtuar me propozimin e ZPS-së që gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së të nis në verën e vitit 2021.

Emmerson ka thënë se gjykimi nuk mund të nis para qershorit të vitit 2022.


“Gjykimi nuk mund të filloj pra qershorit 2022, kjo është data më e hershme që mund të filloj gjykimi”, tha Emmerson.

Lidhur me çështjen se sa do të zgjasë procedura e gjykimit, Emmerson tha se kjo mund të marrë kohë prej 18 muaj deri në dy vite.

“Sa i përket sesa kohë do të zgjasë gjyqi, duke pasur parasysh se kemi rreth 200 dëshmitarë dhe flitet për më shumë se 100 incidente në pothuajse tërë territorin e Kosovës, gjykimi mund të zgjasë nga 18-muaj deri në dy vite”, tha Emmerson.

Emmerson ka thënë se nuk ekziston asnjë provë që fakton se liderët e akuzuar të UÇK-së kanë qenë pjesë e një grupi kriminal.

Sipas tij, është tërësisht e kundërta. I vetmi faj i liderëve të UÇK-së është që janë munduar të mbrojnë popullatën civile të Kosovës.

“Nuk ka ekzistuar ndërmarrje e përbashkët kriminale sic thuhet në aktakuzë. UÇK ka qenë një lëvizje kryengritëse popullore, spontante dhe e organizuar në mënyrë minimale për të mbrojtur popullatën civile nga regjimi serb. Më shumë se 10 mijë civilë serbë janë vrarë nga forcat serbe. Shumë masakra kanë ndodhur dhe shqiptarët u varrosën nëpër varre masive. Shumë u zhvarrosen dhe sot janë ende ne Serbi dhe janë fshehur atje. Tribunali i Hagës, që u ndërtua për trajtuar krimet e atij konflikti, ka dënuar gjashtë eprorë të lartë të ushtrisë dhe policisë serbe”, ka thënë Emmerson.

Ai ka thënë se krimet individuale potenciale të ndonjë personi në Kosovë, nuk mund të ndërlidhin liderët e UÇK-së me akuza për krimet kundër njerëzimit.

Emmerson ka shtuar se të gjitha këto aktazua ndaj ish liderëve të UÇK-së janë hedhur poshtë nga Gjykata e Hagës më parë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Aksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave

Kronika e Zezë
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike

Lajme
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve

Politikë
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi

Lajme
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori