LAJMI I FUNDIT:

Avokati Tomë Gashi shpërndan “Fake news” për ambasadorin Hovenier – pas reagimeve e fshin postimin

Avokati Tomë Gashi shpërndan “Fake news” për ambasadorin Hovenier – pas reagimeve e fshin postimin

Avokati Tomë Gashi, i cili njihet si i afërt me Vetëvendosjen, të mërkurën ka shpërndarë “Fake news”, lidhur me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai publikuar një fotografi me citat kinse të Hovenier, në të cilin hedh kritika ndaj opozitës që pajtohet me kërkesat e Beogradit.

E sipas kësaj, këto veprime janë duke ia vështirësuar qëndrimet ambasadorit Hovenier, karshi Qeverisë Kurti.


“Opozita, më shumë pajtohet me kërkesat që vijë nga Beogradi sesa me vendimet e Qeverisë. Pra kështu na vështirësojnë edhe neve qëndrimet që i kemi ndaj Qeverisë”, thuhet në postimin e Gashit.

Ndaj tij pati reagime të shumta se deklarata nuk është i vërtetë – duke bërë që Gashi ta fshijë postimin e tij.

Ndërsa, postimi dezinformues, për një orë kishte marrë gati 600 pëlqime, 65 shpërndarje e dhjetëra komente./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Lajme
Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

Lajme
Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

Arrestohet në flagrancë një zyrtar publik në Prishtinë për marrje ryshfeti

Kronika e Zezë
Kalo në kategori