LAJMI I FUNDIT:

Avokati serb: Vuçiq është më i keq se Gebelsi

Avokati serb: Vuçiq është më i keq se Gebelsi

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, në “Debat Plus”, ka thënë, se Aleksandar Vuçiq është më i keq se sa ish-shefi i propagandës naziste në kohën e Hitlerit, Joseph Gebbels.

Ai tha se Vuçiq është nxënës i politikës së kriminelit serb Vojislav Sheshel.


“Millosheviq ka nxitur urrejtje te serbët për Perëndimin, kurse Vuçiqi ka ndjellë urrejtje në Serbi ndaj shqiptarëve. I gjithë nacionalizmi serb, që ka krijuar konflikte, është gjeneruar nga partia radikale serbe dhe Shesheli. Shesheli është baba politik i Vuciqit. Ai asnjëherë nuk ka menduar ndryshe, nga mësuesi i tij Shesheli… njëjtë sikurse fëmijët si mendojnë si profesori i tyre njëjtë mendon Vuciqi”, tha ai.

“12 vite pas vrasjes së Hitlerit, të ishte kryeministër i Gjermanisë të bëhej Gebelsi. Si do ishte Gjermania që në vitin 1956 të bëhej kryeministër Gebelsi. Unë kur në kohën kur ai ka qenë ministër në qeverinë e Millosheviqit, ai ka qenë Gebelsi i Millosheviqit. Aleksandar Vuciq ka shpallur jo vetëm shqiptarët por edhe serbët si terroristë”, tha Stojkoviq.

Avokati serb që vizitoi varrezat e Jasharëve: Është në interes të Serbisë që të njoh Pavarësinë e Kosovës
Lexo po ashtu Avokati serb që vizitoi varrezat e Jasharëve: Është në interes të Serbisë që të njoh Pavarësinë e Kosovës

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, vendosi lule mbi varrin e Blerina Jasharit në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Ai tha se askush “nuk do të na pengojë të ecim në rrugën e pajtimit, paqes, solidaritetit dhe drejtësisë”.

Blerina ishte 7-vjeçare kur u vra nga forcat serbe në vitin 1998.

Bashkë me Blerinën, nga forcat serbe u vranë edhe më shumë se 50 anëtarë të tjerë të familjes Jashari, në mesin e tyre edhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari.

Stojkoviq, shtetas i Serbisë, është avokat i politikanit opozitar në Serbi, Nikolla Sandulloviq, i cili u arrestua më 3 janar 2024, pak kohë pasi publikoi fotografi nga kompleksi memorial në Prekaz.

Ai u arrestua nën dyshimet “se ka kryer vepër penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurimit kombëtar, racor dhe fetar”. Ndërkohë ai u lirua, por iu konfiskua pasaporta.