LAJMI I FUNDIT:

​Avokati: Salih Mustafa nuk duhet të shpallet fajtor, ai nuk ka lidhje me akuzat për ndalim e maltretim

​Avokati: Salih Mustafa nuk duhet të shpallet fajtor, ai nuk ka lidhje me akuzat për ndalim e maltretim

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka vazhduar konferenca përgatitore për mbrojtjen e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Avokati Julius Von Bone ka bërë parashtrimet e mbrojtjes ku ndër të tjera ka thënë se Mustafa nuk duhet të shpallet fajtor për akuzat të cilat rëndojnë mbi të.


Sipas tij, Salih Mustafa nuk ka pasur asnjë lidhje me ndalimin e viktimave që pretendohet të jenë mbajtur në Zllash.

Mbrojtja e Mustafës ka deklaruar se Mustafa nuk ka ndaluar apo maltretuar asnjë person, për çka po e akuzon prokuroria.

“Neve nuk besojmë që zoti Mustafa ka pasur ndonjë gjë me ndonjërën prej këtyre akuzave dhe ai është shumë i qartë në këtë mohim, ai nuk ka lidhje fare më to dhe ai nuk duhet të shpallet fajtor për këto akuza. Ne besojmë se ai është një person i pafajshëm dhe në fakt nuk ka pasur të bëjë fare me asnjë ndalim të asnjë prej viktimave apo personave të cilët mund të jenë ndaluar një pikë të caktuar kohe dhe që kanë dëshmuar në këtë çështje. Nëse ka pasur ndonjë lloj ndalimi duhet të dimë se ku ka qenë ndalimi pra si ka funksionuar UÇK-ja, si është rregulluar ajo dhe duhet të shohim gjithashtu nëse ka pasur njerëz në këtë qendër specifike ndalimi ku ky burri ka qenë, nëse ai ka koordinuar ose ka organizuar, dhe për cilën arsye do të ishin ndaluar persona të tillë”, ka thënë avokati i Mustafës.

Gjatë konferencës përgatitore në Hagë, avokati i Mustafës ka folur edhe për dëshmitarët të cilët mbrojtja synon t’i sjellë para trupit gjykues.

Ai ka thënë se dëshmitari që mban numrin 100 ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Si shef departamenti për marrëdhëniet publike dhe civile ai ka qenë në pozitë që të kishte informacion të mirë dhe të kishte kontakte të mira lidhur me çfarë ka ndodhur në aspektin civil kështu që ne mendojmë që ai do të ketë mundësi që të jap dëshmi kryesisht në zonën civile të Prishtinës që ka funksionuar në atë kohë. Mendojmë se ky zotëri ka qenë në pozitë shumë të mirë e që të dëgjojë, të marrë komente nga popullsia civile sa u takon shumë gjërave të ndryshme përshirë faktit nëse do të ishin ndaluar njerëzit ku do të ishin ndaluar ata apo se çfarë pretendimesh do të kishin bërë sa i takon njerëzve të cilët ishin zhdukur në atë kohë, apo në një periudhë të caktuar”, ka thënë Von Bone.

Von Bone ka folur edhe për dëshmitarin i cili mban numrin 1800 për të cilin ka thënë se është person i cili ishte plagosur në afërsi të Zllashit.

“Ky është person i cili është plagosur në afërsi të Zllashit dhe që është trajtuar në Zllash dhe ne besojmë që ai është trajtuar në vendin që ka të bëjë me akuzat e ngritura. Në fakt nëse konteksti i dhënë në këtë moment nga prokuroria lidhur me këtë vend mendojmë që është ku shumë i rëndësishëm për të gjithë çështjen, pra ky është një vend i cili është menaxhuar e administruar nga BIA dhe i takon që këta do të ishin personat përgjegjës për të e kështu me radhë. Pra ne besojmë sek ky person dhe mendojmë që puna e bërë në atë vend ose ndoshta puna nuk është fjala e përshtatshme por trajtimi i të plagosurve ishte një prej gjërave të bëra. Ky është një person i cili gjithashtu ka marrë pjesë në luftimet që kanë çuar në ofensivë dhe ky është person i cili është në pozitën e duhur për të folur për ofensivën”, ka thënë Von Bone.

Ai ka thënë se ky person është trajtuar nga dy persona të cilët janë dëshmitarë që mbajnë numrat 1600 dhe 1700.

Von Bone ka bërë të ditur se do të ketë edhe një dëshmuar që mban numrin 2000 ndërsa ka shtuar qe beson se deklaratat e të gjithëve mund të jenë me vlerë për trupin gjykues.

Ndërsa prokurori Cezary Mihailzcuk ka folur për dëshmitarin me numrin 100 dhe atë 1800.

“Unë nuk do të përsëris edhe njëherë argumentet që i kemi vënë në parashtrimet tona me datë 7 mars 2022, në këtë parashtrim ne jemi referuar dëshmitarit numër 100 dhe dëshmitarit 1800 dhe në këtë parashtrim kemi thënë që pasi kemi rishikuar deklaratat që i janë dhënë mbrojtjes neve mendojmë që në fakt vlera e deklarimeve të tyre është e vogël lidhur me këtë çështje”, ka thënë prokurori.

Lidhur me këto, kryetarja e Trupit gjykues, Mappie Veldt-Foglia ka deklaruar që do të lëshojnë sa më shpejtë urdhrat.

Këtë konferencë Salih Mustafa e ka përcjell përmes video lidhjes.

Aktakuza ndaj Salih Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm, raporton kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori