LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Ridvan Muharremit thotë se klienti i tij ndërmjetësoi vetëm verbalisht e tjetër kush kreu punët për rezervat shtetërore

Avokati i Ridvan Muharremit thotë se klienti i tij ndërmjetësoi vetëm verbalisht e tjetër kush kreu punët për rezervat shtetërore

Ridvan Muharremi është intervistuar sot në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës si i dyshuar për dallaveret me blerjen e rezervave shtetërore.

Avokati i tij, Mahmut Halimi ka thënë se Muharremi i ka dhënë të gjitha shpjegimet në Prokurori për rastin, shkruan Betimi për Drejtësi.

“Ridvan Muharremi është i pandehur, është i dyshuar. Tash po shohim, besoj që shpejt do të qartësohen gjërat dhe do të dihet gjithçkafi se ku është”, ka thënë Halimi përmes telefonit për “Betimi për Drejtësi”.


Intervistimin e tij e ka konfirmuar edhe PSRK-ja.

Ndërkohë, Halimi ka thënë se Muharremi ka qenë vetëm ndërmjetësues verablisht ndërsa të tjerët i kanë kryer punët.

“Ky ka ndërmjetësu verbalisht dhe të tjerët i kanë kryer punët, e kontaktet i ka vë tjetër kush, absolut”, ka deklaruar Halimi.

Halimi ka thënë se rasti ka të bëjë me blerjen e vajit dhe sheqerit, por jo edhe të grurit.

Sipas tij, Prokuroria i ka të gjitha provat lidhur me mallin që kishte mbërritur në portin e Durrësit dhe për heqjen e blombave nga porositë që kishin mbërritur nga Turqia. Ai ka deklaruar se klienti i tij s’ka të bëjë asgjë me këtë rast pasi zyrtarët e ministrisë kanë qenë përgjegjës.

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Gjykata Kushtetuese shpall vendimin pas ankimimit të Sali Berishës

Lajme
Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Policia e Kosovës demanton mediat dhe Ministrinë Serbe të Mbrojtjes

Siguri
Kalo në kategori