LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Shteti dështoi në trajtimin e rastit të vajzës së abuzuar nga Drenasi (Video)

Avokati i Popullit: Shteti dështoi në trajtimin e rastit të vajzës së abuzuar nga Drenasi (Video)

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë ka pasur raste të evidentuara kur është përdhunuar edhe nxënësja e klasës së katërt.

Jashari, në emisionin “Përballje” me gazetarin Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini ka thënë se me rastin e vajzës në Drenas, institucionet shtetërore nuk ka qenë në nivel të detyrës në trajtimin e rastit.

“Për tri ditë e më shumë, viktima nuk është kontaktuar nga personat e kujdesit social, që do të duhej të parët të kontaktonin viktimën”, tha Jashari, përcjell Telegrafi.


Ai ka thënë se Kosova ka ndër ligjet më të mira për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, por hallkat shtetërore nuk po funksionojnë për të mbrojtur këto shtresa.

“Në Kosovë asnjëherë nuk është dëshmuar se shteti ka qëndruar afër viktimës. Madje as nuk ka kompensuar ndonjërën nga këto viktima”.

Deputetja e VV-së, Kollçaku: Të fillojë edukata seksuale në shkolla (Video)
Lexo po ashtu Deputetja e VV-së, Kollçaku: Të fillojë edukata seksuale në shkolla (Video)

Avokati i Popullit ka thënë se në Kosovë një problem shumë shqetësues është përdorimi i drogave në shkollat e mesme, e tashmë edhe në shkollat fillore.

“Një organizatë që merret me monitorimin e rasteve të drogës, tregon se nga databaza e tyre që kanë, personat e prekur nga ky fenomen para dy viteve kalendarike ka qenë 22 vjeç, ndërsa tani ka rënë në moshën 16 vjeçare. Pra i bie që për dy vite kalendarike mosha e përdorimit ka rënë për gjashtë vite”, tha  Jashari, duke shtuar se ky fakt do të duhej të ishte “alarm për shtetin e Kosovës”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës - me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike

Lajme
Kalo në kategori