LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit-RMV: Shkollimi në gjuhën amëtare, e drejtë kushtetuese

Avokati i Popullit-RMV: Shkollimi në gjuhën amëtare, e drejtë kushtetuese

Nxënësit e Idrizovës të cilët ende nuk kanë nisur klasën e gjashtë për shkak të mungesës së paraleles shqipe në shkollën “Njegosh” në Komunën e Gazi Babës po përmbyllin përgatitjet e fundit për të nisur mësimin në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair.

Nga shkolla thanë se fëmijët e Idrizovës me mësim do të nisin të premten ndërkohë që ditëve në vijim do të kryhet kompletimi i dokumentacionit të duhur.

Javën që shkoi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri mori vendim që nxënësit e Idrizovës të mësojnë përkohësisht në Çair deri në hapjen e paraleles shqipe në Njegosh, që sipas Shaqirit pritet të ndodhë në gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2023-2024. Për rastin e Idrizovës sërish ka reaguar Avokati i Popullit duke kujtuar institucionet përgjegjëse se arsimimi në gjuhën amtare është e drejtë e garantuar me Kushtetutë.


“Arsimin e fëmijëve të Idrizovës, Avokati i Popullit po e përcjell në vazhdimësi me vet iniciativë, madje kemi hapur edhe lëndë. U jemi drejtuar të gjitha organeve përgjegjëse, shkollës, komunës, Ministrisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Arsimit duke marr për bazë se e drejta për arsim në gjuhën amtare është e drejtë kushtetuese dhe secilit fëmijë duhet t’i jepet kjo mundësi, madje edhe Konventa për të drejtat e fëmijëve këtë e kërkon”, tha Vaska Naumovska Mustafa, zv Avokate e Popullit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori