Institucioni i Avokatit të Popullit ka mbajtur një sesion informues të enjten para gjyqtarëve kosovarë mbi përdorimin e Platformës për të Drejtat e Njeriut dhe Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Sipas një njoftimi, platforma online ka për qëllim promovimin e zbatimit të të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut, siç garantohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me ligjet e zbatuara në Republikën e Kosovë dhe si e tillë do t’u shërbejë edhe gjyqtarëve të Republikës së Kosovës në punën e tyre.
Gjyqtarët dhe stafi tjetër profesional i gjykatave theksuan se platforma del të jetë një mjet i dobishëm për punën e tyre.
Platforma ofron informacion të dobishëm për të gjitha subjektet e ligjit, përfshirë qytetarët, organet e zbatimit të ligjit, gjyqtarët, prokurorët, institucionet kombëtare për të drejtat e njeriut, institucionet arsimore, organizatat e shoqërisë civile, bizneset, studentët dhe të gjitha palët e interesuara.
Platforma ofron dy udhëzues që do të shërbejnë për të siguruar qasje më të lehtë dhe praktike në juridiksionin vendor dhe në atë ndërkombëtar përmes lidhjeve të strukturuara mes instrumenteve juridike dhe gjyqësore (praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut), të cilat zbatohen drejtpërsëdrejti në sistemin juridik të Republikës së Kosovës, si dhe për të demonstruar lidhjet e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe për të drejtat e liritë themelore të njeriut.
Më 10 dhjetor 2019, Institucioni i Avokatit të Popullit, në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), me mbështetje financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë, lansoi Platformën për të Drejtat e Njeriut.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova