LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Pal Lekajt: Vendimi i gjykatës skandaloz, klienti im nuk ka marrë vendim individual për 53 milionët

Avokati i Pal Lekajt: Vendimi i gjykatës skandaloz, klienti im nuk ka marrë vendim individual për 53 milionët

Musa Damati, avokati i deputetit të AAK-së, Pal Lekaj, e ka quajtur si të pa drejte dhe skandaloz vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila e dënoi Lekajn me 3 vjet e tetë muaj burgim për rastin e ndarjes së 53 milionë eurove shtesë konsorciumit “Bechtel-Enka” për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Dama ka thënë se për të autorizuar transaksionin prej 53 milionë eurove ish-ministri i Infrastrukturës nuk ka marrë vendim individual, por se është procesuar në Qeveri.


“Vendimi sotëm jo veç që është i padrejtë, por është edhe një vendim skandaloz. Dhe këtë mbrojtja e ka potencuar menjëherë në deklarimin e saj. Dhe kjo për arsye se gjatë këtij procesi gjyqësor, i cili për më tepër se dy vite zhvillohet pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë. Janë prezantuar aq shumë prova, aq shumë fakte, janë dëgjuar aq shumë dëshmitarë përmes të cilëve është arritur të vërtetohet një gjendje tjetër faktike nga ajo që është përshkruar akti akuzues i PSRK-së”.

“Dhe në atë çështje voluminoze në rastin më të madh financiar që është trajtuar… përmes provave që janë prezantuar por edhe dëshmitarëve kemi digju dh kemi arrit se vendimmarrja në këtë çështje është vendim marrje kolegjiale. Pra komiteti drejtues ndërministror, i cili është drejtuar nga ana e klientit tim ish-ministrit të Infrastrukturës, nuk ka qenë në organi vendimmarrës, por ka qenë organ vetëm që ka rekomanduar ka dërguar për këshilli, pra ka pasur karakter të propozimit”…

“Sipas nesh është arritur të vërtetohet se klienti im nuk ka marrë vendim individual, po është procesuar në Qeverinë e Kosovës, i cila me vota unanime, pa vërejtën e ministrave të saj, kanë marrë vendim për ta autorizuar transaksionin prej 53 milionë eurove”, ka deklaruar tutje avokati.

Damati ka bërë të ditur se do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit dhe janë të bindur se ky vendim do të ndryshojë.

Edhe vetë Pal Lekaj, reagoi gjatë ditës, i cili e cilësoi të padrejtë vendimin e Gjykatës Themelore

Lekaj bëri të ditur se vendimin e Themelores do ta ankimojë në Apel dhe se pret të shpallet i pafajshëm.

“Në historinë e gjykimeve në Kosovë, ka pasur mijëra raste të gjykimeve të padrejta e të pabazuara, siç ishte edhe vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore ndaj meje. E njoftoj opinionin e gjerë publik se asnjëherë nuk i kam tejkaluar kompetencat e mia e nuk e kam keqpërdorur pozitën e ministrit, kjo as në rastin e autostradës ‘Arbën Xhaferi’. Natyrisht, unë do ta ankimoj vendimin në Apel dhe jam i bindur se vendimi i sotëm do të shpallet NUL”, tha ai, duke shtuar se “kundërshtarëve të mi politikë u them të mos gëzohen para kohe, sepse e drejta që do të dalë në shesh shumë shpejt do t’i zhgënjejë”.

Ai përfundoi duke thënë se është i bindur në pafajësinë e tij dhe në drejtësi./TV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Takimi i Kurtit me Baerbock, Ministria e Jashtme Gjermane: U diskutua se si t’i hapet rruga anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori