LAJMI I FUNDIT:

Avokati mbrojtës kërkon lirimin e përkohshëm të Thaçit dhe pyet: Ku janë akuzat për trafikim të organeve dhe “Shtëpinë e verdhë”?

Avokati mbrojtës kërkon lirimin e përkohshëm të Thaçit dhe pyet: Ku janë akuzat për trafikim të organeve dhe “Shtëpinë e verdhë”?

Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper është treguar i ashpër me prokurorin e Speciales.

Ai ka thënë se ku janë pretendimet për trafikim të organeve njerëzore dhe shtëpinë e verdhë.


“Kur e shikojmë aktakuzën ku janë aktakuza për vjedhjen e organeve njerëzore dhe historia me “Shtëpinë verdhë”, sepse praktikisht kjo ishte aktakuza lidhur me lindjen e kësaj Gjykate. Asgjë në këtë aktakuzë nuk flet për këto raste”, tha avokati Hooper.

Hooper shtoi se ish-presidenti Hashim Thaçi u vetëdeklarua i pafajshëm dhe ai kundërshton gjithë këtë aktakuzë të paraqitur nga Prokuroria.

Avokati më tej pyeti se përse në këtë gjykatë nuk ka asnjë simbol të Kosovës, ani pse thuhet se është Gjykatë e Kosovës.

“Unë i them nuk ka asnjë emblemë të Kosovës, mund të kishim shqiponjën e zezë me ngjyrë të kuqe”, tha Hooper.

Po ashtu Hooper kërkoi për lirim të përkohshëm të Thaçit.

Ai tutje ka shtuar se kërkesa për lirim të përkohshëm do të bëhet në javët e ardhshme.

“Unë mund ta paraqes këtu Thaçin njëri me dinjitet dhe ndershmëri, njeri që i ka shërbyer vendit në liri dhe paqe, burrë që ka arritur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime”, ka thënë Hooper. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori