LAJMI I FUNDIT:

Avokati Koci: Gabim që ministri Vitia merret me mediat

Avokati Koci: Gabim që ministri Vitia merret me mediat
Foto: Ridvan Slivova

Pasi Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka autorizuar Policinë e Kosovës të iniciojë rastin në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, si dhe pas marrjes në intervistim të drejtorit të portalit Insajderi, Parim Olluri, ka reaguar edhe avokati i këtij portali, Arianit Koci.

Koci përmes një statusi në rrjetin e tij social në Facebook ka shkruar se është gabim që ministri i Shëndetësisë Arben Vitia merret me mediat pas hulumtimit për vaksinat nga portali Insajderi.


Sipas tij, nëse ministri Vitia mendon se ka elemente të shpifjes, ka mundur që ta ngrit padinë për shpifje.

“Kontrata me Pfizer-in. Faktet notore: Kemi nevojë të madhe për vaksina – tash dhe menjëherë; Pfizer-i i shet vaksinat vetëm me kushtet që i përcakton vet – duke e përfshirë konfidencialitetin e kontratës; Pfizer-i ka ku i shet vaksinat – madje edhe me çmim më të mirë, nëse nuk i blejmë ne; Puna e ministrit Vitia është ti sigurojë vaksinat, dhe ta ruaj konfidencialitetin e kontratës – me çdo kusht; Puna e mediave ështe që aty ku mundet, dhe ku e vlerëson sipas parimeve dhe etikës profesionale të gazetarisë, të mbledhë informatat dhe të shkruaj për çështjet që janë me interes publik. Gabimi i vetëm i ministrit Vitia është që merret me media. Kjo është e papranueshme. Nëse mendon sa ka elemente të shpifjes, i njejti ka mundur që ta ngris padinë për shpifje. Por këtë nuk ia rekomandoj. Si njëri prej avokatëve të Insajderit – ‘e çmontoj’ në gjykatë…”, ka shkruar avokati Koci në Facebook.

Ndryshe, pas publikimit të djeshëm në media të një informate sipas të cilës ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka neglizhuar nënshkrimin e kontratës me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina anti-COVID, Pfizer dhe BioNetch, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë të iniciojë rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

Ndërkaq, sot përmes rrjetit social në Facebook drejtori i Insajderit, Parim Olluri bëri të ditur se Krimet e Rënda të Policisë së Kosovës kanë “zbarkuar”, në zyret e portalit të tij për të intervistuar.

Intervistohet drejtori i Insajderit për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”
Lexo po ashtu Intervistohet drejtori i Insajderit për veprën penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”

Por i njëjti pas intervistimit nga policia, ka thënë se “presioni publik detyroi pushtetin që të tërhiqet për momentin nga aksioni i sotshëm për frikësimin e Insajderit”.

Përmes një postimi në Facebook, Olluri, ka kritikuar veprimin e prokurorisë e policisë në zyret e këtij mediumi, ndërsa ka shtuar se gazetari Visar Duriqi që është rrahur brutalisht, nuk është njoftuar për arrestimin e sulmueseve.

Mirëpo, reagime të shumta ka pasur edhe nga opozita me inicimin e këtij rasti, ku nga Partia Demokratike e Kosovës kanë ftuar Prokurorinë e Shtetit në çdo nivel që mos të bëhen instrument i dhunës dhe frikësimit me urdhrat politik të Albin Kurtit, por siç tha ai ta bëjnë punën e tyre të pavarur larg çdo ndikimi.

Edhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë thënë se Prokuroria e Shtetit do të duhej të hetonte ministrin për mos furnizim të vendit me vaksina.

Ndërsa reagim ka pasur edhe nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ata që dje me hov e nisën me shtetin ligjor, sot po duan ta konfiskojnë transparencën.

Për këtë ka reaguar edhe juristja e të drejtës së mediave, Flutura Kusari e cila ka thënë se intervistimi i gazetarëve të Insajderit nga policia është shkelje flagrante e Ligjit për Mbrojtjen e Burimeve të Gazetarëve dhe të drejtës së lirisë së mediave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Shëndetësi
Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Lajme
Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Lajme
Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Lajme
Kalo në kategori