LAJMI I FUNDIT:

Avokati Kerveshi: Nëse Qeveria e re nuk e vazhdon agjendën e vettingut, do të jetë një dështim i madh për të

Avokati Kerveshi: Nëse Qeveria e re nuk e vazhdon agjendën e vettingut, do të jetë një dështim i madh për të

Avokati kosovar, Kujtim Kerveshi ka thënë se kërkesa për vetting është në pritje tash e 10 vite, ndërsa theksoi se nëse agjenda e vettingut nuk vazhdohet nga Qeveria e re e Kosovës, dot ë jetë dështim i madh për të.

Përmes një postimi në Facebook, Kerveshi është shprehur se vettingu nuk ka alternativë.


“Kërkesa për vetting është në pritje politike tash 10 vite, kjo më poshtë është pak me e re, e 2017, le te mbetet këtu si rikujtim se tucani është edhe i padijshem, e trimit dija nuk i mungon! Nëse qeveria e re nuk e vazhdon agjendën e vettingut sic është ndërprerë nga kjo qeveri në ikje, do të jetë një dështim i madh për te! Vetting nuk ka alternativë”, shkruan ai.

Ndryshe, edhe vite më parë Kerveshi kishte bërë thirrje për vetting.

Edhe atëherë, ai kishtë thënë se kërkon të hiqet imuniteti për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e Kosovës.

“Drejtësia e Kosovës është reflektim i realitetit të gjithmbarshëm! Nuk ka qenë më keq as në kohën e UNMIK-ut! Drejtësia jonë sot ka themelin në aktakuza paushalle, aktgjykime të pakuptueshme dhe paradoksale; ku gjykata për një çështje identike vendos një herë në favor të paditësit, e një herë ne favor të të paditurit; ku p.sh. Gjykata e Apelit nuk lexon ankesat dhe me ‘template’-aktgjykime vendos për liritë dhe të drejtat themeltare!”, kishte shkruar Kërveshi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori