LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Gazmend Morinës thotë se arrestimi i klientit të tij ka prapavijë politike

Avokati i Gazmend Morinës thotë se arrestimi i klientit të tij ka prapavijë politike

Kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Uniteti” në Mitrovicë, Gazmend Morina është arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin e “keqpërdorimit të pozitës zyrtare”.

Mirëpo, avokati mbrojtës i Gazmend Morinës, Musa Damati ka thënë për Telegrafin se arrestimi ka prapavijë politike dhe se lidhet me denoncimet e fundit që klienti i tij i ka bërë për disa keqpërdorime në KRM “Uniteti”.


“Klienti im kryeshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes publike “Uniteti” z. Gazmend Morina është ndaluar në mbajtje për 48 orë pas intervistimit në zyrat qendrore të Policisë së Kosovës, dhe konsiderojmë se ky rast është me prapavijë politike dhe e ka si intence kryesore atakimin e punës së klientit tim kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes e cila ndërlidhet me denoncimin e keqpërdorimeve të bëra nga z. Morina ditë më parë”, ka thënë ai për Telegrafin.

Musa Damati avokat mbrojtës i Gazmend Morinës

Ndërkohë, Gazmend Morina para një javë ka bërë dy kallëzime penale në Prokurorinë Themelorë të Mitrovicës.

Ai ka thënë se ka evidentuar se zyrtar të KRM “Uniteti” kanë dëmtuar kompaninë me kontrata të dëmshme.

Agim Bahtiri reagon ndaj arrestimit të Gazmend Morinës
Lexo po ashtu Agim Bahtiri reagon ndaj arrestimit të Gazmend Morinës

“Në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv më datë 26.07.2019 kam bërë dy kallëzime penale në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, pasi që kam evidentuar se zyrtar të KRM “UNITETIT” para marrjes së detyrës nga unë, e kanë dëmtuar këtë kompani publike duke lidhur kontratë të dëmshme në vlerë rreth 10 mijë euro dhe duke nënshkruar fatura pa autorizim në vlerë rreth 10 mijë euro”, kishte njoftuar Morina.

Gjithashtu ai kishte thënë se ka gjetur edhe punësime të kundërligjshme të cilat personat zyrtar i kanë bërë duke keqpërdorur detyrën zyrtare.

Ai ka thënë se  ka evidentuar se janë bërë mbi 50 punësime me kontrata të rregullta pa përfillur procedurën e konkursit publik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Britania e Madhe reagon për protestën para Bashkisë së Tiranës: Molotovi nuk ka vend në demokraci

Lajme
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Haradinaj kritikon ashpër Kurtin: Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet herëdokur

Politikë
Kalo në kategori