LAJMI I FUNDIT:

Avokati Gashi për operacionin e Speciales: Skena të tilla do të shohim së paku edhe 10 vitet e ardhshme, kështu votuan deputetët

Avokati Gashi për operacionin e Speciales: Skena të tilla do të shohim së paku edhe 10 vitet e ardhshme, kështu votuan deputetët

Avokati Tomë Gashi ka komentuar aksionin e Gjykatës Speciale në Prishtinë, saktësisht bastisjen e shtëpisë së Jakup Krasniqit.

Gashi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se bastisjet në shtëpitë e ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi janë duke vazhduar ende që nga ora 06.00 e mëngjesit dhe nuk dihet se kur do të përfundojnë.


Ai shkruan se Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë dhe Njësia e Specializuar e Policisë së EULEX-it  mund të bastisin secilën shtëpi të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse kështu kanë votuar deputetët e Republikës së Kosovës më 03 gusht 2015.

Lexoni të plotë postimin:

Bastisjet në shtëpitë e ish zëdhënësit të UÇK-së, z. Jakup Krasniqi janë duke vazhduar ende që nga ora 06.00 e mëngjesit dhe nuk dihet se kur do të përfundojnë.

Policia e Prokurorisë Special në Hagë dhe Njësia e Specializuar e Policisë së EULEX-it  mund të bastisin secilën shtëpi të qytetarëve të Republikës së Kosovës, sepse kështu keni votuar, ju deputetët e Republikës së Kosovës më 03.gusht 2015.

Atyre nuk i nevojitet asnjë urdhëresë dhe as një leje nga asnjë institucion i Republikës së Kosovës, sepse ju kështu keni votuar.

Këto njësi të policisë së specializuara nuk mund të bastisin asnjë shtëpi dhe nuk mund të arrestojnë asnjë serb të dyshuar për krime të luftës, asnjë serb që gjatë luftës ka vrarë fëmijë dhe shqiptarë civil të paarmatosur, asnjë serb që ka dhunuar dhe ka bë kërdi në Kosovë deri në gjenocid kundër nesh, sepse ju kështu keni votuar.

Gjykata Speciale ka akuzuar dhe do t’i akuzoj hierarkinë më të lartë të UÇK-së, sepse ju kështu keni votuar.

Gjykata Speciale do t’i konfirmoj aktakuzat, sepse ju kështu keni votuar.

Gjykata Speciale do t’i gjykoj pjesëtarët e UÇK-së, por jo ushtarët serb, jo policët serb, jo paramilitarët serb, jo hierarkinë më të lartë të ushtrisë dhe policisë, sepse ju kështu keni votuar.

Ky është vetëm fillimi  dhe asgjë ende nuk kemi parë, se çfarë do të na bëjë Gjykata Speciale, sepse ju kështu keni votuar.

Tani kemi tre pjesëtarë të UÇK-së në burg në Hagë dhe fatkeqësisht shumë shpejtë do të kemi edhe shumë të tjerë, sepse ju kështu keni votuar.

Gjykata Speciale ndal nga dal po na shndërron ne shqiptarëve nga viktima të luftës në agresor, sepse ju kështu keni votuar.

Bastisjet ende vazhdojnë dhe do të ketë edhe të tjera, sepse ju kështu keni votuar”.

Skena të tilla si të sotme por edhe më të rënda do të shohim së paku edhe 10 vitet e ardhshme, sepse ju kështu keni votuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Ministri shqiptar i Mbrojtjes prezanton makinën e parë të blinduar ushtarake “Made in Albania”

Lajme
QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb

QKMK thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, sot ka protestë në territorin serb

Lajme
Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Serbia amniston kriminelët për vrasjet e kryera në Kosovë

Lajme
Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Gërvalla: Nuk e zbatojmë variantin e BE-së për Asociacionin nëse Beogradi nuk zbaton marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Qeveria s’heq dorë nga operacionet në veri, opozita i kërkon koordinim me aleatët

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Kalo në kategori