LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Ermal Hoxhës, nuk do seancë më 11 prill: Kemi zi, këtë ditë vdiq Enveri!

Avokati i Ermal Hoxhës, nuk do seancë më 11 prill: Kemi zi, këtë ditë vdiq Enveri!

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë në datën 11 prill seancën e saj të radhës për çështjen “Xibraka”, ku mes nëntë të arrestuarve është edhe edhe nipi i Enver Hoxhës, Ermal Hoxha, i akuzuar për “Trafik droge” dhe pjesë e “grupit të strukturuar kriminal”.

Seanca e radhës u shty për shkak të mungesës së një prej anëtarëve të trupit gjykues, i cili kishte njoftuar më herët mos praninë e tij për arsye shëndetësore.


Vendimi për të lënë në 11 prill seancën pasardhëse nuk është pritur mirë nga Kosta Basha, avokati i Ermal Hoxhës.

“Seancën nuk mund ta lini dot në datën 11 prill sepse atë ditë klienti im e ka ditë zie”, ka deklaruar ndër të tjera ai, duke nënkuptuar pikërisht përkujtimin në këtë datë të vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, raporton “BalkanWeb”.

Nipi i Enver Hoxhës u arrestua si pjesë e bandës së trafikut të drogës pasi më parë ishte filmuar nga agjentët e policisë në laboratorin e drogës në Xibrakë të Elbasanit.

Ai kishte vizituar vendin ku përpunohej pluhuri i bardhë dhe kjo e ka implikuar. Në shtëpinë e vjehrrit në Durrës, u gjend edhe automjeti i tij tip “Volvo” me ngjyrë blu, e cili iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga ana e specialistëve të antidrogës.