LAJMI I FUNDIT:

Avokati Berisha: Haki Rugova do të shkojë në shtëpi, krim bëri prokuroria

Avokati Berisha: Haki Rugova do të shkojë në shtëpi, krim bëri prokuroria

Besnik Berisha, avokat i kryetarit të Komunës së Istogut, Haki Rugovës, pas seancës dëgjimore në Gjykatën Themelore të Pejës, që zgjati 3 orë ndaj të mbrojturit të ti, ka deklaruar se Rugova është duke u persekutuar nga Prokuroria dhe se dëmi që po i shkaktohet atij është i pa riparueshëm, 

“Lajmi i parë është se zotëri Rugova shkon në shtëpi dhe një fjali që gjithë procedurës e kam shqiptuar është se, krim nuk ka bërë Hakia por Prokuroria. Po e nënvizoj, krimi nuk është bërë nga zotëri Haki Rugova, por arrestimi i tij është krejtësisht i kundërligjshëm, arbitrar dhe i motivuar për gjithçka tjetër, përveç për shkaqe ligjore”, ka deklaruar avokati Berisha para gazetarëve, derisa gjykatësi i procedurës paraprake, ende nuk ka marr një vendim lidhur me masën ndaj Haki Rugovës dhe dy zyrtarëve të tjerë të Komunës së Istogut, të arrestur të premtën, raporton Telegrafi.

Më tej, avokati Berisha ka thënë se “Prokuroria në momentin kur i ka dorëzuar dokumentet e tyre të cilat përmbanin fakte të falsifikuara, e nënvizoj, fakte të falsifikuara, ata e kanë ulur kokën dhe janë në pritje të një vendimi, po të ketë drejtësi, zotëri Rugova do të kthehet në shtëpi, kthehet te qytetarët e tij që do t’ju shërbej dhe duhet t’ju shërbej me ndershmëri”.


“Një hetim urgjent do të kërkohet nga Prokuroria Speciale, sepse kjo Prokurori nuk ka qenë kompetente dhe nuk është dashur ta arrestojë, as nuk është dashur të inicioj hetimin në momentin kur bëhet fjalë për një zyrtar të komunës”.

“Kryetari i Komunës së Istogut është persekutuar, po e nënvizoj, dhe po të kishte ligj dhe po të kishte një organ që mbikëqyr dhe penalizon veprimet e një arrestimi arbitrar, do të provohej pa u bërë tri ditë, sepse ajo që keni parë ju është dëm i pariparueshëm i zotëri Rugova, familjes së tij, miqve të tij dhe bashkëpunëtorëve, i cili është një njeri që nuk është gjykuar asnjëherë dhe i dënuar asnjëherë”, ka thënë avokati Berisha.

Ndryshe kujtojmë se kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova së bashku me nënkryetarin Lulzim Blakaj, u arrestuan me datën 9 tetor, nën dyshimin për keqperdorim pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori