LAJMI I FUNDIT:

Avokati Arsllani komenton padinë ndaj tij: PSP nuk ka treguar asnjë dëshmi në gjykatë

Avokati Arsllani komenton padinë ndaj tij: PSP nuk ka treguar asnjë dëshmi në gjykatë

Mefail Arsllani, avokati i cili e përfaqëson deputetin e BDI-së Ejup Alimi, në rastin e PSP-së “Titanik 3” për parregullsi zgjedhore, ka reaguar pasi është paditur nga prokurori i PSP-së, Gavrill Bubevski.

Ai thotë se prokurorët e PSP-së pasi në seancë nuk treguan asnjë dëshmi mbi të cilat kanë ngritur aktakuzën, tani mundohen që hesapet me të t’i qërojnë jashtë gjykatave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk lejojnë ta kryejmë punën në mënyrë profesonale. Arena jonë është në gjykatë me argumente juridike në lëndë. Në rastin që ata e përmendin nuk kanë asnjë argument dhe papritur doli diçka e paqartë. Nëse siç thonë ata, kërcënimet janë bërë vitin e kaluar, pse atëherë i tregojnë tani. Nuk e di nëse dëshirojnë të viktimizohen dhe të bëjnë presion mbi gjykatën”, tha Arsllani.


Prokurori Bubevski ngrit padi penale ndaj avokatit të Ejup Alimit, thotë se ndjehet i rrezikuar
Lexo po ashtu Prokurori Bubevski ngrit padi penale ndaj avokatit të Ejup Alimit, thotë se ndjehet i rrezikuar

Ai shtoi se nuk ka drejtuar asnjë kërcënim në drejtim të Bubevskit.

“Së pari thanë se kërcënimet kanë qenë në gjykatë, më pas në korridoret e gjykatës dhe në fund dolën tek QT “Mavrovasja”. Nëse e kam kërcënuar, dihet se si veprohet: thirret policia dhe bëhet procesverbali. Është dashur të denoncohet kjo, prej atëherë deri tani kemi pasur shumë seanca, askush nuk ka përmendur diçka të tillë”, tha Arsllani.

Ndryshe, prokurori i PSP-së Gavrill Bubevski sot në Prokurorinë Themelore dorëzoi padi penale ndaj avokatit Arsllani, duke thënë se e ka kërcënuar.

Arsllani është avokati i deputetit të BDI-së Ejup Alimi, të cilin e përfaqëson në rastin “Titanik 3” ku ai është i akuzuar për mashtrime zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Ejup Alimi dhe Ismet Guri i BDI-së, dyshohen nga PSP se si anëtarë të Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair me fuqinë e tyre kanë ndikuar në shkatërrimin e materialeve zgjedhore dhe falsifikim të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori