LAJMI I FUNDIT:

Avioni i “EgyptAir”, diktohet sinjal nënujor i kutive të zeza?

Avioni i “EgyptAir”, diktohet sinjal nënujor i kutive të zeza?

Një anije franceze ka diktuar një sinjal nënujor, që mund të vijë nga kutitë e zeza të avionit të kompanisë ajrore “EgyptAir”, të rrëzuar muajin që shkoi në detin Mesdhe.

Edhe pse është ende shpejt për të pohuar se, më fund ka shenja shpresëdhënëse nga regjistruesi i zërit dhe ai i të dhënave të fluturimit, grupi i hetimit të fatkeqësisë është vënë në lëvizje.


Avioni i nisur nga Parisi drejt Kajros, me 66 persona në bord, u rrëzua më 19 maj, pak pasi kishte hyrë në hapësirën egjiptiane. Deri tani janë gjetur në det mbetje të tij dhe copa trupash njerëzore, por nga trupi i “Airbusit A320” nuk ka ende asnjë gjurmë.

Episodi i avionit egjiptian ka rikthyer në vëmendje idenë e krijimit të kutive të zeza, që mund të lëshohen nga mjeti në rast aksidenti, çfarë do ta bënte shumë më të lehtë gjetjen e tyre.

Regjistruesit janë konceptuar në mënyrë të tillë që të dërgojnë sinjale akustike për 30 ditë pas rrëzimit dhe kjo i jep ekipeve të shpëtimit më pak se 5 javë kohë për të gjurmuar një tingull në ujëra që mund të mbërrijnë edhe thellësinë 3.000 metra.

“Nëse do të kishim kuti të zeza të lëvizshme, atëherë edhe gjetja e tyre nuk do të ishte kaq e vështirë”, thotë zv.drejtori ekzekutiv i “Airbusit”, Charles Champion. “Këta lloj regjistruesish do të shkëputeshin nga bishti i avionit gjatë përplasjes, e do të pluskonin në ujë pa reshtur ndërkohë së dërguari sinjale”. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin - ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Biden i quan

Biden i quan "ksenofobike" Indinë dhe Japoninë

Botë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Kalo në kategori