Projekti i ri i Onat dhe Cozman, “Aviona” është pritur shumë mirë nga publiku.

Projekti shumë i dëgjuar dhe tej mase i përfolur në media i cili erdhi pas incidentit të Cozmanit me Noizyn, tash ka arritur një milion klikime, shkruan Telegrafi.


Projekti në orët e hershme të mëngjesit ka arritur të prekë një milion klikime në YouTube, që dëshmon dëgjueshmërinë e projektit.

Kënga e cila riktheu fuqishëm Cozmanin në skenë pas përleshjes me Noizyn në Prishtinë, arriti këtë sukses për pesë ditë.

/Telegrafi/